Ceka: Politika lehtësuese për gjithë fermerët
Presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, ka vijuar takimet elektorale në Qarkun e Elbasanit, ku kryeson edhe listën për deputet të partisë së tij. Ceka ka zhvilluar takime me fermerë të këtij qarku, me të cilët ka bashkëbiseduar rreth problemeve kryesore që ata hasin gjatë gjithë vitit në punën e tyre, për të arritur deri te nxjerrja e produktit në treg. Ceka ju ka premtuar bashkëbiseduesve se qeveria e ardhshme e PD-së ka politika lehtësuese për ta dhe këto politika do të vihen në zbatim menjëherë pas marrjes së mandatit qeverisës. Në mbështetje të këtij synimi, Ceka ka kërkuar votat e elbasanllinjve më 28 qershor.