E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Do të realizojmë objektivat e nisura

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka vijuar edhe dje takimet elektorale në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Mediu ka përmendur një sërë angazhimesh që do të marrë koalicioni i djathtë, pjesë e të cilit është edhe PR-ja, gjatë mandatit të dytë qeverisës. "Ne republikanët, së bashku me ju dhe aleatët tanë, nuk do të ndalemi në asnjë moment për të punuar të gjithë së bashku, për të realizuar ëndrrat tona të mëdha, aspiratat tona. Ne jemi nisur përpara për të qenë evropianë dinjitozë, Vlorë dinjitoze, Shqipëri dinjitoze në Bashkimin Europian", nënvizoi Mediu.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›