Ceka: Rama të kërkojë falje për Trebickën
Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh edhe kryetari i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, i kërkoi dje kryesocialistit, Edi Rama, që të kërkojë falje për protestën e opozitës të organizuar në datën 19 shtator, duke përdorur si justifikim vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka. “Rama të kërkojë falje për protestën e organizuar për vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka”, - tha Ceka, duke kujtuar se ai vetë e kundërshtoi këtë protestë, duke e konsideruar si ftesë për gjah.
Krerë të mazhorancës i kanë kërkuar ditët e fundit kreut të PS-së që të japë dorëheqjen se u mundua që një vdekje aksidentale ta deklaronte si vrasje vetëm për përfitime politike. Përballë këtyre akuzave, Rama është tërhequr nga deklarimet e tij të hershme, duke u shprehur se në asnjë moment nuk e ka thënë një gjë të tillë. Vetëm një javë pas vdekjes së Trebickës, Rama organizoi një protestë, duke vënë si synim kryesor të saj kushtet e sigurisë në vend. Protesta nuk nisi fare si e tillë, por u shndërrua në një luftë protagonizimi mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në protestë morën pjesë PS-ja, LSI-ja, PSD-ja e PDS-ja si dhe kreu i G99-ës, ndërsa PAD-ja refuzoi të ishte pjesë e saj. Ndërsa pak ditë më parë zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, akuzoi direkt kryetarin e PS-së, Rama, se i kishte ofruar 500 mijë euro dhe një vend për deputet të ndjerit Trebicka në mënyrë që ky i fundit të bënte deklarime për interesat e vetë Ramës. “Partia Demokratike informon shqiptarët se Edi Rama nëpërmjet nënkryetarit të tij, Erion Veliaj, i cili me paratë e vjedhura nga organizata “Mjaft” ndërtoi vilën private, më pas mori me vete edhe kompjuterin e financave për të mbuluar gjurmët e tij; i ofroi, kur ishte gjallë, të ndjerit Trebicka, 500.000 euro ryshfet dhe vendin në listën e deputetëve, nëse ai do të bënte një dëshmi të rreme për interesat e ulëta dhe të fëlliqura politike të zotit Rama”, - tha Bogdani.