E Diel, 1 Nëntor 2026

PDS: Berisha po fut në krizë marrëdhëniet me BE-në e SHBA-në

Partia Demokracia Sociale akuzoi Kryeministrin se po bën presion ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe për të dëmtuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sot Berisha përpiqet të gjejë alibi që nuk qëndrojnë për të shmangur vëmendjen e opinionit publik dhe miqve tanë ndërkombëtarë nga tragjedia e Gërdecit, abuzimet shumëmilionëshe me paratë publike dhe lidhjet familjare, ekonomike e politike me eksponentë të krimit ballkanik”, - tha sekretari politik i kësaj partie, Artur Duçkallari. Ai bëri të ditur se PDS-ja i kërkon Kryeministrit Berisha të tërhiqet nga rruga pa krye ku po përpiqet të fusë marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë. “Deklaratat e vazhdueshme dhe shumë të qarta të ambasadorit amerikan, reagimet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, janë një ndëshkim i qartë dhe i prerë për Sali Berishën”, - përfundoi sekretari politik i kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›