E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita braktis sallën e kuvendit, kërkohet heqja e taksës së votës

Rikthehet bojkoti i opozitës në sallën e parlamentit pas pazareve me Berishën
Opozita ka bojkotuar dje seancën plenare, duke deklaruar se nuk ka për tiu kthyer punimeve normale të Kuvendit nëse nuk zgjidhen si duhet çështjet që kanë të bëjnë me një proces të mbarë zgjedhor. Në këtë thirrje, opozita ka përfshirë pagesat e larta të kartave të identitetit, duke cilësuar se ato janë të papërballueshme nga pjesa më e madhe e qytetarëve dhe për këtë duhet të ketë një sensibilizim të madh nga mazhoranca për minimizimin e tyre. Deputetët socialistë janë shprehur deputetët socialistë, ajo që ata e kanë cilësuar si taksa e votës do të bëhet pengesë serioze për votën e lirë të 28 qershorit. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së Valentina Leskaj e cilësoi veprimin si pjesë të qëndrimit konstant dhe koherent të kësaj partie në mbështetje të kërkesës, për të pajisur me kartë identiteti falas të gjithë qytetarët pa pasaportë. Ne nuk mund të lejojmë që Sali Berisha të tallet me votën e shqiptarëve, të tallet me të drejtën kushtetuese të shqiptarëve. Deri tani qeveria ka nxjerrë tre vendime, asnjëri nga të tre nuk e ka zgjidhur problemin, por vetëm pranon gabimin e deritanishëm të qeverisë, u shpreh Leskaj, duke shtuar se përsa kohë që dhe një shqiptar nuk e paguan dot këtë taksë të turpshme të varfërisë, ne do të rezistojmë paqësisht që e drejta e votës të mos cënohet. Opozita ka këmbëngulur për heqjen e taksës së votës. Të hiqen barrierat për të ushtruar të drejtën e votës, tha deputetja socialiste Leskaj në sallën e parlamentit, pak para se i gjithë grupi i deputetëve socialistë të largohej. Kryetarja e grupit socialist theksoi se nëse një qytetar ka pamundësi ekonomike për të mos paguar kartën e identitetit duhet që qeveria të gjejë të gjitha mundësitë që ta pajisë atë me letërnjoftim duke mos i mohuar atij të drejtën kushtetuese për të votuar. Ndërkaq, duke iu kundërpërgjigjur kryetares së grupit socialist, ministri i Brendshëm Bujar Nishani tha në parlament se procesi po ecte normalisht brenda të gjitha parashikimeve dhe i cilësoi veprimet e opozitës si spekulime dhe lojë politike. Ky proces po ecën brenda parashikimeve. Të gjitha komunat e vendit dhe bashkitë e vendit kanë në dispozicion materialet. Procesi i aplikimit në qytetet kryesore është drejt përfundimit te këtij muaji, tha Nishani, duke shtuar se pretendimet për një rrezik të sajuar nga ana e opozitës është tërësisht spekulim politik. Ky proces po ecën brenda parashikimeve. Të gjitha komunat e vendit dhe bashkitë e vendit kanë në dispozicion materialet, tha Nishani.  Sipas tij, para dy ditësh kanë aplikuar më shumë se 512 mijë shqiptarë, pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të dekurajuar këtë proces. Ministri Nishani tha se mbi 400 mijë letërnjoftime janë prodhuar dhe janë shpërndarë në Zyrat e Gjendjes Civile, në pritje për tu tërhequr nga qytetarët. Në bazë të parashikimeve deri në fund të muajit maj, deklaroi Nishani, se është e mundur pajisja e 1.5 milionë qytetarëve me karta identiteti. Lidhur me procesin e pajisjes me karta identitetit të qytetarëve pa pasaportë sipas ministrit të Brendshëm gjithçka po ecën normalisht dhe se në qytetet kryesore procesi i aplikimit mund të jetë drejt përfundimit në fund të këtij muaji.Vetëm në bashkinë e Tiranës, ku është dhe numri më i madh i qytetarëve që nuk kanë pasaportë, nga 80 mijë qytetarë të identifikuar si të papajisur me pasaportë, 60 mijë kanë aplikuar, u shpreh Nishani. Leskaj bëri të ditur se ka ende 90 njësi ku nuk janë hapur stacionet për aplikim të kartave, ndërsa nuk ka reflektim për qendrat lëvizëse, që premtoi qeveria. Nga ana e tij ministri Nishani, i vetmi përfaqësues i kabinetit qeveritar në seancën e djeshme të parlamentit, i cilësoi si subvencione, përfitues të të cilëve janë pensionistët, studentët etj. Nishani ripërsëriti apelin ndaj qytetarëve për tu pajisur me karta identiteti si një mjet jo vetëm identifikues por dhe që do të shërbejë për dhjetëra shërbime. Gjatë një prononcimi për një media  kryetarja e grupit PS-së Valentina Leskaj i cilësoi vendimet e qeverisë në lidhje me kompensimin e çmimit për pajisjen me letërnjoftime elektronike të disa kategorive të qytetarëve si zgjidhje e cungur për procesin. Qeveria nuk ka reflektuar. Vendimi i djeshëm konfuzon procesin dhe është një zgjidhje e cunguar , tha kryetarja e grupit të PS-së pas seancës parlamentare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›