Leskaj: PS-ja është alternativa që i duhet vendit
11/06/2009 Takimet elektorale
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit Valentina Leskaj ka thënë para banorëve të fshatit Hotolishtit se kjo qeveri nuk ka mbajtur premtimet që bëri në vitin 2005, ndaj më 28 qershor duhet të largohet me votën e të gjithë shqiptarëve. “Kryeministri thotë se janë rritur pensionet në fshat, por ai duhet të japë përgjigje sa janë rritur çmimet, sa është rritur kostoja e jetesës sot, që do të thotë se nuk ka rëndësi sa merr në dorë, por sa çon në shtëpi dhe çfarë mund të blesh me ato para që merr. Ju e dini të gjithë se sot sheqeri, orizi, vaji, buka, karburanti është më shtrenjtë. Shqiptarët kanë një zgjedhje: PS është alternativë”, - tha ajo.