“Koalicioni ynë do të sjellë zhvillimin”
11/06/2009 Gjinushi në Kuçovë
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka vijuar turin elektoral në Kuçovë. Për Gjinushin fitues i sigurt në 28 qershor është koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”, një fitore kjo që do ta çojë vendin drejt zhvillimit të duhur dhe integrimit me dinjitet. “Shqipëria është në gjendje të dalë nga kjo krizë, por duhet vetëm një gjë: të largohet kjo qeveri dhe ky kryeministër, që është shkaktar i krizës, çka do të thotë se me një qeverisje normale, me një qeverisje socialdemokrate, së bashku me socialistët dhe aleatët e tjerë vendi të shkojë drejt integrimit evropian, por për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe jo për qeverinë dhe qeveritarët”, - deklaroi ai.