“Bashkia po betonon plazhin e Currilave”
11/06/2009 Demokratët e Durrësit
Kryetari i Partisë Demokratike të degës së Durrësit, Igli Cara, ka denoncuar dje abuzimet e Bashkisë së qytetit bregdetar për betonim të zonës së plazhit të Currilave përmes dhënies së një leje tjetër për shfrytëzimin e rërës. Cara, njëkohësisht kandidat për deputet në listën e PD-së për Qarkun e Durrësit, u shpreh se shumë pranë bregut, në një sipërfaqe prej mbi një mijë metër katrorë, një subjekt privat ka ndërtuar një platformë. “Shtrimi me beton dhe përgatitja e pilotave janë tregues i abuzimit nga ana e Bashkisë së Durrësit”, - deklaroi kreu i demokratëve durrsakë. Sipas Carës, pas ndërtimit katër vjet më parë të rrugës me katër korsi, në këtë zonë u ngritën një sërë lokalesh buzë detit për ndërtimin e të cilave u hodhën qindra metër kub inerte të ndryshme, duke bllokuar pamjen e bregdetit si dhe mundësinë e shfrytëzimit si plazhe publike. Në vitet 1950–1960 plazhi i Currilave ishte më i frekuentuari nga qytetarët e Durrësit. Në mesin e viteve 1970 aty u ndërtuan një kompleks pallatesh dykatëshe, me apartamente shumë të vogla për pushuesit 15-ditorë, të cilat prej 18 vjetësh janë zënë nga familje të pastreha.