Mediu: Arsimi, shëndetësia dhe pronat janë prioritetet tona
11/06/2009 Turi i PR-së
Kryetari i Partisë Republikane gjatë një takimi elektoral në qytetin e Ersekës, duke renditur prioritetet e aleancës së djathtë, pjesë e së cilës është dhe PR-ja, e vuri theksin te sektorët më të prekshëm dhe më të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë. “Prioritet të madh gjatë mandatit të dytë qeverisës një vëmendje edhe më të madhe do të marrë arsimimi dhe edukimi i të fëmijëve dhe të rinjve. T’u japim një shans më të mirë për t’u arsimuar dhe edukuar. Investimet në arsim do të vazhdojnë të jenë prioritet për ne, sepse si do të edukohen fëmijët tanë, do të jetë e ardhmja e Shqipërisë nesër”, - tha Mediu. Ai nënvizoi se investime të tjera do të bëhen në sektorët e shëndetësisë dhe ekonomisë, do të investohet sërish në infrastrukturë për ta bërë Shqipërinë me standarde evropiane, të tilla siç është rruga Durrës–Kukës. Ai premtoi ashpërsimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Tashmë jemi në NATO, dhe kjo nënkupton një arritje të madhe për shqiptarët dhe historinë e Shqipërisë. Por kjo nënkupton gjithashtu detyrime dhe përgjegjësi të reja. Shumë shpejt shqiptarët do të lëvizin të lirë pa viza në hapësirën evropiane”, - tha ai. Mediu deklaroi se prioritet kryesor i republikanëve në katër vjetët e ardhshëm do të jetë kompensimi i pronarëve.