Ceka: Të mblidhet urgjent koalicioni
02/02/2005 Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka theksuar nevojën e mbledhjes së një tryeze urgjente të "Koalicionit për Integrim". Sipas Cekës, "aleatët e koalicionit duhet të përcaktojë strategjinë e përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare". Ceka ka mohuar krijimin e ndonjë marrëveshjeje për të dalë bashkë me Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare për zonat e lira. Sipas tij, "strategjia ose taktika e zonave të lira nuk sjell asgjë, as për Partinë Aleanca Demokratike, dhe as për koalicionin qeverisës". Duke iu referuar kërkesës së vazhdueshme të aleatëve të vegjël të PS-së për ndryshime në qeveri, Ceka ka theksuar se "mendoj se jemi në kohë për t’i diskutuar këto ndryshime dhe çdo gjë varet nga Kryeministri Fatos Nano. Kemi marrë vendim vitin e kaluar që të ketë ndryshim në qeveri, që të reflektohet në këtë përbërje të re të Kuvendit dhe aleatët të kenë më tepër hapësirë dhe të krijojnë një imazh më koherent, të qeverisjes veçanërisht në objektivin që kanë të gjithë", tha Ceka