E Diel, 1 Nëntor 2026

Pleqtë e LSI ankim te Moisiu

02/02/2005  Shoqata e Shtëpive të Moshuarve të Shqipërisë ka lëshuar një notë proteste për vendimin e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, për zhvendosjen e të moshuarve të azilit të Tiranës nga mjediset e tyre aktuale në drejtim të një ish-reparti ushtarak në kushte të papërshtatshme dhe të pabanueshme. Këtë notë proteste kjo shoqatë ja ka drejtuar dhe Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit të vendit dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale. Asnjë nga këto institucione nuk ka kthyer përgjigje dhe as nuk kanë marrë mundimin të zgjidhin këtë çështje. Shoqata ka shprehur indinjatën e saj këtyre institucioneve "për trajtim antihuman të institucioneve të shtetit, të cilët në vend që të shtojnë kujdesin për këtë kategori qytetarësh, të cilët me punën e tyre kanë kontribuar në ndërtimin e vendit, kanë vendosur të hedhin poshtë mundin dhe punën tonë". Ndërkohë që kjo shoqatë kërkon nga shteti "një trajtim me dinjitetin dhe respektin që na takon dhe t’i japë zgjidhje problemit tonë dhe jo të na dërgojë në vende të pabanueshme, në mes të dimrit", përfundon deklarata e kësaj shoqate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›