E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka: “Valentina Leskaj doli nga dera e pasme e avionit që solli delegacionin shqiptar nga Strasburgu”

TIRANE - Kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka e ka cilësuar si skandaloze sjelljen e lidershipit të Partisë Socialiste dhe opozitës së majtë në tyërësi ndaj ngjarjes historike të anëtarësimit në NATO.
Duke e vlerësuar dje në seancë plenare aderimin e vendit tonë në NATO si një rast unik në historinë e kombit shqiptar,
Ceka kritikoi refuzimin nga ana e opozitës e ftesës së ardhur nga mazhoranca për
të kremtuar së bashku në sheshin “Skënderbej” këtë eveniment.
“Është e papranueshme që pasi kryetarja e grupit parlamentar socialist Valentina Leskaj
merr pjesë në të gjithë ceremonialin e samitit nuk pranon që ti bashkohet festimev
që nisën që nga aeroporti i Rinasit por në mënyrë të turpshme del nga dera e
pasme e avionit dhe largohet”, deklaroi Ceka.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›