E Diel, 1 Nëntor 2026

Ceka fillon takimin me degët

18/04/2005  Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka, do të nisë këtë javë takimet me degët e partisë së tij, ku do të kërkojë nisjen e fushatës elektorale. Burimet kanë bërë të ditur se, Ceka, do të komunikojë dhe marrëveshjen që është arritur deri më tani me aleatët e majtë si dhe koalicionet që do të preferojë PAD të bëjë pjesë. Në prononcimin e dhënë për "Metropol", Ceka është shprehur se do të ketë një bashkëpunim para elektoral me socialistët dhe partitë e tjera të koalicionit të majtë. Ndërsa ka theksuar se marrëveshja e arritur nuk është kundër Kushtetutës, apo Kodit Zgjedhor. Megjithatë, vetëm pas përfundimit të turit të takimeve, do të arrihet në një konkluzion përfundimtar prej kryesisë dhe Asamblesë së Partisë Aleanca Demokratike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›