E Diel, 1 Nëntor 2026

PR nis zyrtarizimin e kandidatëve

18/04/2005  Partia Republikane Shqiptare, pritet të nisë këtë javë zyrtarizimin e kandidaturave në të gjithë zonat e Shqipërisë. Burimet kanë bërë të ditur se, dhe pse krerët e PR-së kanë nisur takimet me elektoratin, nuk kanë konkluduar në emrat e konkurentëve. Ndërsa, këtë javë do të nisë dhe deklarimi i kandidaturave para secilës degë. Për këtë çështje është parashikuar dhe një mbledhje e Kryesisë së PR-së. Ndërsa janë duke vijuar bisedimet me drejtuesit e partive të tjera të djathta, për të arritur në një konsensus përfundimtar. Bisedimet janë fokusuar në grumbullimin e sa më shumë votave pro opozitës. Kjo do të sjellë që numri i deputetëve të opozitës të jetë më i madh në parlament dhe secila parti të ketë përfaqësimin e saj, pasi përfaqësimi në elektorat do të jetë me sigël më vete. Koalicioni ka ardhur dhe si një përgjigje ndaj socialistëve, që kanë vendosur të ndihmojnë aleatët e tyre në proporcional.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›