Shoferi vret studentin për 300 lekëshin e biletës

18/04/2005 Adrian Dini ka vrarë me thikë kadetin Elton Elbasani pas një konflikti të çastit
SHKODËR- Tre mijë lekë të vjetra, sa bileta e udhëtimit për rrugën Shkodër-Tiranë, i ka kushtuar jeta një djali 20-vjeçar, kadet në akademinë ushtarake. Elton Elbasani, ka mbetur i vdekur pasditen e djeshme nga një goditje me thikë që ka marrë në zemër, nga drejtuesi i furgonit me të cilin do të udhëtonte në drejtim të kryeqytetit, për të filluar sot javën mësimore. Autori i krimit të rëndë që dje ka tronditur jo pak qytetin e Shkodrës, për shkak të moshës së re të viktimës dhe motivit banal, ka qenë shtetasi Adrian Dini, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Krimi
Pasditen e djeshme rreth orës 16.30, Elton Elbasani është ndarë i qetë me të afërmit e tij, dhe ka marrë rrugën në drejtim të zonës së njohur si Pazari, në periferi të qytetit nga ku aktualisht nisen furgonët që udhëtojnë në drejtim të Tiranës. Fati i tij tragjik ka dashur që ai të hipë në furgonin taksi me targa SH 8824 C, e cila drejtohej nga 39-vjeçari Dini. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, para se makina të nisej në drejtim të Tiranës, shoferi Dini ka patur një konflikt me një pasagjer tjetër. Më tej, konflikti ka degjeneruar dhe me 20-vjeçarin Elbasani, me të cilin mësohet se grindja ka filluar për pagesën e biletës së udhëtimit. Batuta të tipit do e paguaj biletën deri në Lezhë apo deri në Tiranë, shpejt ia kanë lënë vendin një sherri me sharje dhe më pas dhe me grushta. Po sipas dëshmive të dhëna dje për uniformat blu, pasagjerët e tjerë të furgonit kanë parë kadetin të dalë jashtë furgonit, së bashku me shoferin për “tu sqaruar”, por grushtat nuk kanë zgjatur vetëm pak momente pasi Adrian Dini ka nxjerrë një thikë që kishte me vete, dhe ka qëlluar pa u menduar gjatë në drejtim të 20-vjeçarit Elbasani. Tehu i thikës ka depërtuar në zemren e të riut duke e lënë të vdekur në vend.
Më tej...
Çdo ndihmë për Elton Elbasanin ka qenë e kotë. Ndërhyrja e menjëhershme e dëshmitarëve okularë për ta dërguar në spital, ka qenë e panevojshme pasi ai ka ndërruar jetë vetëm pak minuta pas goditjes, pas arritur që të mbërrinte në spital. Pasi ka parë se çfarë ka ndodhur, autori i vrasjes, shoferi i furgonit-taksi është larguar me shpjetësi nga vendi i ngjarjes. Ai në arratinë e tij, ka marrë dhe thikën me të cilën ka qëlluar mbi kadetin e akademisë ushtarake “Skënderbej”. Vetëm pak minuta pas krimit të rëndë, pasagjerët kanë lajmëruar policinë e cila nuk ka vonuar që të arrijë në vendin e ngjarjes.
Hetimi
Sipas burimeve zyrtare të policisë së qytetit të Shkodrës, mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive krejtësisht banale dhe se sherri ka filluar për një diferëncë 500 lekë të vjetra në pagesë, aq sa është ndryshimi në çmim në biletën që paguhet kur bën rrugën Shkodër-Lezhë, që kushton 250 lekë dhe rruga Shkodër-Tiranë që kushton 300 lekë. Menjëherë pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, uniformat blu të grupit të hetimit kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes, si dhe kanë marrë deklarimet e dëshmitarëve okularë. Puna për identifikimin e autorit të vrasjes, nuk ka qenë e vështirë për policinë, puna e vërtetë e së cilës ka filluar për kapjen e tij, pasi ai ishte larguar pas krimit në drejtim të zonës së njohur si “livadhet”, që është një zonë e gjërë dhe e vështirë për tu kontrolluar natën, e cila gjendet përgjatë bregut të Liqenit të Shkodrës. Sipas burimeve zyrtare të policisë së komisariatit të Shkodrës, mësohet se 39-vjeçari Adrina Dini, banues në zonën e Dobraçit ka qenë dhe më parë i njohur si kontigjent policie, pasi ka patur dhe më parë konflikte me shtetas të ndryshëm. Pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, dhe deri në afërsi të mesnatës, uniformat blu të komisariatit të Shkodrës, kanë qenë “në këmbë” për të gjetur autorin e vrasjes. Po sipas burimeve zyrtare, mësohet se përveç kontrollit të banesës së tij në lagjen Dobraç, janë kontrolluar dhe rreth 20 shtëpi e ambjente të tjera ku dyshohet se mund të jetë fshehur vrasësi i studentit 20-vjeçar. Megjithëse deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme Adrian Dini ka “gëzuar” lirinë, burimet zyrtare gjithsesi, janë shprehur optimistë për kapjen e shpejtë të tij.