E Diel, 1 Nëntor 2026

Grekët hapin shkollë për shqiptarët

18/04/2005  KORÇË - Hapet një shkollë e re greko-shqiptare në afërsi të qytetit të Korçës. Inagurimi i saj është bërë ditën e djeshme nga ministrja greke e arsimit dhe e fesë, Marieta Janaku,homologu i saj shqiptar, Luan Memushi dhe zv.ministri i punëve të jashtme të shtetit grek, z Stilianidhis. Shkolla është e ndërtuar gati 3 km larg qytetit të Korçës në rrugën nacionale. Në këtë eveniment morën pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të qytetit, të pushtetit lokal si, bashki dhe prefekturë, të besimeve fetare, deputetë shqiptarë dhe të huaj si dhe shumë të tjerë. Ishte kryepeshkopi i gjithë Shqipërisë, Anastaz Janullatos, i cili së bashku më mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin, kanë kryer shërbesën e ajazmës për bekimin dhe shenjtërimin e këtij kompleksi shkollor. Kjo shkollë është 1 nga 300 shkollat jopublike që funksionojnë gjatë këtyre 15 vjetëve të fundit në vendin tonë, të quajtura ndryshe, shkolla komunitetesh. Sipas Memushit, ndërtimi i shkollave të këtij lloji në vendin tonë, ndihmojnë që nxënësit të mund të transferohen normalisht sa nga një shkollë dhe vend në një tjetër, pa asnjë lloj vështirësie. Zv.ministri i Punëve të Jashtme greke tha se, fakti që në zonën e Korçës funksionon kjo shkollë, në të cilën do të mësohet në të 2 gjuhët, tregon për fillimin e një epoke të re në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›