Ceka i thotë “jo” Ramës: Me PD-në ose pol të tretë
Neritan Ceka ka thyer heshtjen si dhe ka vendosur të ndjekë në strategji ndryshe nga partitë e tjera të vogla. Ndërsa partitë e tjera po nxitojnë të gjejnë një koalicion për të siguruar minimalisht mbijetesën e siglës politike, Ceka ka vepruar ndryshe. Ai bëri të ditur se nuk do të vendosë për bashkëpunim para miratimit të Kodit Zgjedhor, në mënyrë që të përcaktohen përfundimisht detajet ligjore dhe hapësirat që do të ofrojë Kodi. Ceka la të nënkuptuar se nuk kërkon të nxitojë, për faktin, se sipas tij, partive të mëdha u intereson më shumë bashkëpunimi me partitë e vogla për të unifikuar votën. Njëkohësisht, Ceka i ka thënë “jo” përfundimisht një bashkëpunimi me Partinë Socialiste. “Marrëveshja me PS-në nuk besoj se është në interesin tonë. Nuk është në interes për shkak se në krye të saj është një kryetar i cili nuk mban fjalën dhe ka fshirë marrëveshje sikur ato të mos ekzistonin”, - tha Ceka. Për sa u përket bashkëpunimeve të mundshme në të ardhmen, Neritan Ceka tha hapur se afrimi me PD-në mund të jetë opsioni më i mundshëm.
Tashmë kreu i PAD-së ka një ofertë konkrete nga kreu i mazhorancës Berisha për t’u rikthyer në Partinë Demokratike, por Ceka shpreson në fitimin e aksioneve politike me kohën. Kjo, për faktin se në tryezë është edhe një opsion i tretë, ose pol i tretë politik, siç preferon Ceka ta quajë. Midis këtyre dy opsioneve, Aleanca Demokratike do të vulosë të ardhmen e saj për zgjedhjet e ardhshme në vitin 2009. Pavarësisht fërkimeve publike, LSI-ja ka përsëritur ofertën për kthimin e PAD-së në koalicionin e saj “E majta për Integrim”. Zëvendëskryetari i LSI-së Pëllumb Xhufi u shpreh dje se “me Cekën kemi pasur beteja të përbashkëta dhe presim të kemi të tilla”. Ndonëse ofertat tunduese nuk kanë vonuar, Ceka ka preferuar të presë akoma. Lëvizjet politike nga ana e Aleancës Demokratike do të mungojnë deri në miratimin e plotë të ligjit zgjedhor. “Mos harroni se ka mundësi edhe të polit të tretë, por duhet të presim Kodin Zgjedhor. Ndoshta Kodi na lejon të dalim vetëm. Përvoja e deritanishme ka qenë e mirë me LSI-në, por gjithçka do të varet nga negociatat”, - ka konfirmuar Ceka.
Mundësia e daljes vetëm në zgjedhje, siç pranohet edhe nga vetë kreu i PAD-së, është më e pakta. Gjithsesi, përçarja brenda së majtës duket se po favorizon afrimin me mazhorancën. Katër vitet në opozitë duket se nuk i kanë trembur aleancistët të cilët kërkojnë me çdo kusht pushtet në vitin 2009. Një gjë të tillë, deri diku e ka pranuar edhe vetë Neritan Ceka, i cili tha se do të shqyrtojë avancimin e çdo koalicioni. Ceka thotë se ende nuk ka zgjedhur formën e bashkëpunimit me ish-partinë, nëse nevoja për ekzistencë do të diktojë shkrirje ose konfederatë. “Nuk jemi futur në këto ujera. Nuk jemi futur as në planet e konfederatave, as të majta, as të djathta. Është një çështje që i takon kohës dhe që do ngrihet pas 2009 ku do verifikohen qoftë partitë e mëdha, qoftë ato që janë ekzistuese sot”, - shtoi Ceka.
Milo tërhiqet pas takimit me Cekën: Do të presim Kodin Zgjedhor
Kreu i PDS-së, Paskal Milo, dhe aleancisti Neritan Ceka, kanë zhvilluar dje një takim të zgjeruar pranë hollit të një hoteli në Tiranë, ku kanë biseduar në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit. Ndonëse një takim i cili nuk ngre peshë në politikë, qëndrimi i të dy partive të vogla parlamentare ka qenë ndryshe nga sa mendohej. Vetëm një ditë më parë, Milo mohoi koalicionin e Ilir Metës “E majta për Integrim” dhe deklaroi se do të nisë bashkëpunimin me PS-në. Ditën e djeshme ky qëndrim u hodh poshtë. Sipas Milos, më e mira e mundshme është pritja, aq më tepër kur Kodi Zgjedhor dhe detajet ligjore elektorale ende nuk janë miratuar nga Kuvendi. Këtë qëndrim e ka propozuar Ceka, të cilin Milo e ka pranuar, kjo, edhe për faktin se dy partitë e vigla mendojnë se do të përfitojnë oferta politike nga koalicionet e ndryshme. “Kemi të njëjtin mendim se koalicionet do të vendosen pas miratimit të kodit zgjedhor. Jemi të hapur të bashkëpunojmë me të gjithë ata që na konsiderojnë partnerë dhe që duan të bashkëpunojnë me ne me një frymë të re dhe të ndershme”, - u shpreh Milo. Një ditë më parë, qëndrimi i Milos ishte 180 gradë në të kundërt. “Organe të shtypit na kanë vendosur në mënyrë të padrejtë dhe të paargumentuar me një tjetër koalicion brenda opozitës”, - tha një ditë më parë Milo, i cili shtoi se “në fund të kësaj jave do të zhvillojë një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama, me të cilin do të diskutojë çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me Kodin Zgjedhor dhe bashkëpunimin për reformën zgjedhore”. Nga ana tjetër, edhe drejtuesit e PS-së kanë mirëpritur qëndrimin e Milos duke bërë të ditur edhe një detaj tjetër, bisedimet informale. “Ne kemi lexuar me vëmendje edhe një letër të z. Milo drejtuar z. Rama, lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në procesin zgjedhor dhe kemi vlerësuar me interes disa ide të trajtuara në të, lidhur me administrimin e procesit zgjedhor dhe sigurinë e votës”, - ka bërë të ditur deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj.
Deklarata e Cekës, PS-ja nuk reagoi
Deklarata e kreut aleancist Neritan Ceka se nuk do të bisedojë me Partinë Socialiste, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me të, nuk është komentuar nga Partia Socialiste. Ndonëse në PS është reaguar shpesh edhe për çështje me interes minimal, deklarata e Cekës është injoruar nga ana e lidershipit të PS-së. Ceka deklaroi në krahun tjetër se lidershipi i PS-së është një prishës marrëveshjesh dhe mosmbajtës fjale, por edhe kjo akuzë nuk ka tunduar PS-në apo kreun e saj, Edi Rama, për të dhënë një konferencë për shtyp.