E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i INGIG-ut, në fund të nëntorit

Qeveria ka planifikuar që të mbyllë procesin e privatizimit të shoqërisë së sigurimeve, INSIG, deri në fund të muajit nëntor. Një gjë të tillë e ka konfirmuar zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, i cili u shpreh për mediat se në 10 shtator do të hapen ofertat e kompanive që kanë shprehur interes për privatizimin e 61 për qind të aksioneve shtetërore të kompanisë së sigurimeve INSIG. “Parashikojmë që brenda këtij viti, në muajin nëntor, të mbyllet kontrata e shitjes”, - tha Shehu. Sipas tij, përreth një muaj qeveria ka shpallur njoftimin e saj publik te "Financial Times" për të gjitha kompanitë që janë të interesuara të blejnë aksionet e INSIG-ut. Shehu u shpreh se kompania KPMG, kompani audituese, po kryen edhe procesin e vlerësimit të aseteve të kompanisë INSIG. Shehu shtoi se pasi KPMG-ja të kryejë vlerësimin e kompanisë, do të jetë Këshilli i Ministrave, i cili, në bazë të çmimit të dalë nga vlerësimi, do të përcaktojë dhe një nivel minimal dhe maksimal, që do të shërbejë si bazë për hapjen e tenderit për privatizimin e kësaj kompanie. Aktualisht, qeveria shqiptare ka rreth 61 për qind të aksioneve të INSIG-ut, ndërsa dy institucionet ndërkombëtare, IFC dhe BERZH, kanë përkatësisht nga 19.5 për qind secila.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›