E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekoron drejtorin e USAID-it

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi dje me medaljen e mirënjohjes drejtorin e USAID-it në vendin tonë, z. Eduard Landau. Dekorata motivohet për “Kontribut të vyer në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë”. Kreu i USAID-it e cilësoi këtë këtë medalje një vlerësim, kryesisht të politikave dhe institucioneve amerikane. Ai u shpreh se Shqipëria është ndër vendet që ka ecur krah angazhimeve dhe përpjekjeve të SHBA-së. Përpjekja e shqiptarëve për të mbërritur në vizionin e së ardhmes, strukturën euro-atlantike dhe NATO, e ka ndihmuar USAID-in në zbatimin e projekteve në vend. Drejtori i këtij institucioni falënderoi edhe qeverisjen qendrore e vendore për mbështetjen e dhënë në këto projekte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›