Dorëzohen Milo dhe Ceka, rezistojnë Ndoka dhe Dule
Ndërsa me afrimin e datës së zgjedhjeve, partitë e mëdha po fillojnë kalkulimet për të triumfuar në vitin 2009, partitë e vogla po i bien kambanës së mbijetesës. Kanë mjaftuar zërat se zgjedhjet do të mbahen në qershor të vitit 2009 dhe partitë e vogla kanë nisur kontaktet informale me takime të fshehta, letra gjysmë zyrtare si dhe ndërmjetësime me lidershipin e partive të mëdha, për t’i rezistuar realitetit. Në këtë histori me lëvizje të shumta politike dhe pasigurie, partia e drejtuar nga Vangjel Dule duket më e sigurt se do të përfaqësohet në Kuvend. Burime pranë saj shprehen se opsioni më i sigurt është dalja vetëm në zgjedhje, pasi sistemi i ri favorizon fitimin e dy ose tre deputetëve në jug të vendit, dhe pas zgjedhjeve, do të vendoset se me kë do të bashkëpunohet.
Dita e djeshme ka kthyer shigjetën e busullës politike, duke nxjerrë në pah idenë se në vitin 2009 do të ketë tri koalicione politike. Paskal Milo, gjatë një konference për shtyp ditën e djeshme, ka mohuar ekzistencën e pjesëmarrjes së PDS-së brenda koalicionit që drejtohet nga Ilir Meta. “Organe të shtypit na kanë vendosur në mënyrë të padrejtë dhe të paargumentuar me një tjetër koalicion brenda opozitës”, - tha Milo, i cili shtoi se “në fund të kësaj jave do të zhvillojë një takim me kryetarin e PS-së, Edi Rama, me të cilin do të diskutojë çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me kodin zgjedhor dhe bashkëpunimin për reformën zgjedhore”. Këtë deklaratë e ka ironizuar LSI-ja nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Petrit Vasili, i cili tha se “me sa duket Milo po largohet nga e majta e vërtetë për të shkuar tek përtej e majta apo e djathta”. Lëvizja e partisë së Milos drejt PS-së nuk ka qenë e papritur, sipas vetë kryetarit të saj. “PDS është e hapur të zhvillojë bisedime, diskutime dhe negociata me të gjithë partnerët tanë të majtë”. Fatmir Xhafa nga ana tjetër është shprehur se Milo prej kohësh ka kërkuar të afrohet me PS-në, për t’u larguar nga aleati Meta. “Me PDS-në ka pasur një komunikim të znj. Leskaj me z. Milo, në të cilin është shprehur vullnet për dialog e mirëkuptim në këtë rroçes. Ne kemi lexuar me vëmendje edhe një letër të z. Milo drejtuar z. Rama, lidhur me mundësitë e bashkëpunimit në procesin zgjedhor dhe kemi vlerësuar me interes disa ide të trajtuara në të lidhur me administrimin e procesit zgjedhor dhe sigurinë e votës”, - tha Xhafa.
Vendimi i PDS-së për t’u afruar me PS-në, ka rizgjuar krerët e partive të tjera të vogla, të cilët ende nuk janë të vendosur. Partisë Socialiste krahas Milos, i është afruar edhe Gjinushi. Nga ana tjetër, LSI-ja ka mbetur e vetme në koalicionin e saj të shpallur “E majta për integrim”, pasi aleati i saj Ceka që drejton PAD-në, ka një ofertë të drejtpërdrejtë nga Kryeministri Berisha për t’iu bashkangjitur koalicionit të djathtë. Neritan Ceka ka qëndruar i heshtur në muajin e fundit, ndonëse tepër aktiv në media, duke lënë të nënkuptuar se do të pranojë ofertën e kampit të djathtë për t’u rikthyer atje ku e ka nisur, dhe për të mbyllur ciklin e rikthimeve në Partinë Demokratike. LSI-ja duket se nuk është trembur nga ky fakt i largimit të aleatëve Ceka dhe Milo, sepse sipas burimeve brenda LSI-së, pesha e tyre politike është e pandjeshme. Përtej kësaj, PS-ja e sheh rikthimin e Milos si një betejë morale të fituar ndaj LSI-së së Ilir Metës.
Në këta muaj të nxehtë lëvizjesh politike, duket se më të rezervuarit janë ende dy të pavendosurit, PDK-ja e Nard Ndokës dhe PBDNJ-ja e drejtuar nga Vangjel Dule. Ndonëse zyrtarisht në koalicion me Partinë Demokratike, Nard Ndoka po sheh situatën më me gjakftohtësi, duke deklaruar se në muajin shtator do të vendosë për qëndrimin e partisë së tij. Ai ka konfirmuar se pas shkarkimit nga posti i ministrit të Shëndetësisë, do t’i kërkojë Kryeministrit Berisha një post ministri në muajin shtator, dhe në rast të kundërt, do të dalë nga koalicioni. Pavarësisht se PD-ja i ka ofruar Ndokës postin e zëvendëskryetarit të Kuvendit, Ndoka duket se preferon ekzekutivin. Burime pranë kësaj partie shprehen se nuk do të jetë çudi edhe një bashkëpunim me LSI-në dhe koalicionin e saj.