Zgjedhësit kanë humbur besimin te PS dhe PD
10/06/2005 Kandidati i LSI në Lezhë, Viktor Tusha, thotë se kandidatët e partive kryesore nuk e njohin zonën
Viktor Tusha është aktualisht kryetar i LSI-së për rrethin e Lezhës. Tusha është diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe më pas ka ndjekur studimet për drejtësi. Ai është sipërmarrës i suksesshëm në rrethin e Lezhës. Ka kryer funksione të ndryshme në strukturat e administratës lokale.
Kandidati i LSI në Lezhë tha në një intervistë për Metropol se është i sigurtë për fitoren pasi ndryshe nga kandidatët e tjerë ai është banor i kësaj zone.
Zoti Tusha, pse zgjodhet zonën 13 për të kandiduar dhe çfarë iu lidh ju me banorët e kësaj zone?
Kam zgjedhur të kandidoj në zonën elektorale nr.13 sepse kam lindur, jam rritur, jetoj aktualisht e do të vazhdoj të jetoj në këtë zone. Pra, më lidh e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja, sepse e njoh mirë, me të mirat e problematikat që ajo mbart, ndajmë të njëjtat shqetësime, sepse shumica e banorëve të kësaj zone më njohin dhe i njoh.
Cilat janë problemet e zonës ku ju kandidoni?
Në fakt, siç theksova më sipër, zonën e njoh në tërë komponentët e saj. Problematika e zonave në Shqipëri pothuajse është e njëjtë, si kudo ka një ecuri mjaft të ngadalshme të proceseve të zhvillimit social ekonomik. Banorët e zonës po përballen me mungesën e energjisë elektrike e të ujit, me faturat e tyre, të cilat rriten nga viti në vit, pa asnjë kriter, me mungesën e shkollave, qendrave shëndetësore, me infrastrukturën rrugore pothuajse të pakalueshme në disa zona, me tarifat e pashkruara, por të domosdoshme për të kryer punë në shërbimin shëndetësor, në gjykata e institucione të tjera, me përmbytjet e kulturave bujqësore e shkatërrimin e shtëpive (përmbytjet e vitit 2002, 2004 ). Me keqadministrimin e fondeve publike (pothuajse në të gjitha objektet të ndërtuara me buxhet ose janë ineficente, pa studime fisibiliteti, ku gjithmonë pas tre vitesh jepen fonde për rikonstruksionin e tyre.
Shkalla e papunësisë llogaritet rreth 32%, shumë familje në Shkamb të Kuq, Malecaj, Torovicë, Kashnjet jetojnë mesatarisht me vetëm 1$ në ditë. Sektori privat bujqësor, i cili zë rreth 78% është komplet i pa mbështetur, po kështu turizmi, sektori i peshkimit etj.
Sa do t’i bindni njerëzit të votojnë për ju dhe çfarë u premtoni?
Të flasësh, të premtosh apo edhe t’ju kërkosh votën banorëve të zonës, sinqerisht ndihesh në një situatë të vështirë, dhe nuk është shumë në natyrën time, sepse njerëzit janë mësuar me politikanë, që, përgjithësisht, i kanë gënjyer. Vërtet është një përballje e vështirë e sidomos kur nuk je provuar asnjëherë në këtë pozicion. Në fakt, pozicioni i deputetit nuk është i njëjtë me një të zgjedhuri vendor që bën premtime. Por është i sigurtë që do t'i realizojë (gjithmonë nëse ka vullnetin), sepse ka një buxhet, ka të ardhura lokale, ka mundësi të tjera me organizma joqeveritare, pra e ka më në mënyrë të drejtpërdrejtë zgjidhjen e problemeve.
Por unë besoj se elektorati i zonës do të më votojë;
Sepse do të gjejë gjithmonë një derë të hapur në Lezhë, ku do të dinë të drejtohen për problemet e hallet e tyre (shumë e kanë provuar edhe pa u kandiduar), sepse njoh problemet e zonës, pasi jetoj e punoj çdo ditë në këtë zonë, njoh e besoj në aftësitë e mia drejtuese, administruese, në përcjelljen e mendimeve hapur në parlament të çdo problemi të zonës. Sepse besoj që elektorati i zonës do të votojë LSI, pasi është lodhur nga politikanët e vjetër Nano–Berisha. Sepse njerëzit po kërkojnë ndryshimin e vërtetë, po kërkojnë një Shqipëri të re, kërkojnë shtet të së drejtës, të cilën askush tjetër nuk e ka vullnetin politik për ta bërë, përveçse forca politike që më mbështet, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet programit të saj. Sepse në sajë të njohjeve dhe lidhjeve të deritanishme do të krijoj mundësi lidhje e bashkëpunimi mes komunave me homologë italianë, ku nëpërmjet tyre jo vetëm do të ketë thjesht shkëmbime delegacionesh (dhe publikime në media), por investime direkte, si pajisje për sektorët e arsimit, shëndetësisë, në shërbime komunale etj. Sepse pas katër vitesh askush nga ato që do të më votojnë nuk do të thotë që nuk bëra zgjedhjen e duhur.
Kemi hyrë për të fituar, sa besoni në këtë dhe ku e mbështesni?
Po kam hyrë për të fituar, sepse jam një person që asnjëherë iniciativat që kam marrë nuk më kanë zhgënjyer. Që rrugët ku kam shkelur me kanë dhënë vetem sukses dhe se edhe në këtë ndërmarrje të re, që kam marrë përsipër, i jam referuar intuitës time dhe besoj që dhe kjo do të jetë po kaq e sukseshme. Fitoren time e mbështes te programi i LSI, në programin tim, në miqësitë e njohjet e mia, në punën e njerëzve që më njohin, cilësitë e virtytet e mia.
Përballë jush janë dy kandidatë, që konsiderohen të fortë, për shkak të lidhjeve me zonën dhe subjektit politik me të cilin përfaqësohen, çfarë mendoni për ta?
Realisht, ata nuk kanë asnjë lidhje me zonën, pasi anjeri prej tyre nuk i ka shkelur kurrë me këmbë shumë pjesë të saj (mund të kenë qenë vetëm në Shëngjin, apo kanë kaluar në superstradë për në Shkodër). Po lidhje me subjektin normal që kanë, pra i përkasin dy subjekteve politike që tashmë njihen për politikat e tyre të ndjekura në vite. Unë tani gjatë kohës që po përpiqem të kontaktoj me çdo familje po e shoh se LSI do të marrë vota dhe nga e djathta, po ashtu dhe nga e majta, sepse të dy krahët janë të zhgënjyer, përveç të tjerave dhe nga “politika e Qendrës” (gjë që shihet me sjelljen e dy kandidaturave, të cilat jo vetëm që nuk janë votuar në asnjë nga strukturat, por as propozuar në asnjerën prej tyre).
Ku e shihni ndryshimi tuaj me kandidatët e tjerë?
Ndryshimi në fakt është i madh me dy kandidatët e tjerë: së pari, njohja e zonës, asnjerin nga kandidatët nuk i lidh asgjë me Lezhën. Kandidati demokrat është një djalë me origjinë nga Shkodra, i rritur në Tiranë, i cili nuk e kuptoj si e ka marrë guximin të vijë e të kandidojë në një zonë, që besoj se para kandidimit nuk ka njohur emrat e komunave të zonës, aq më pak të njohë problemet e tyre, nuk e lidh asgjë me banorët e saj e që as kryetari i PD nuk e ka njohur. Kështuqë e ka mjaft të vështirë të adaptohet me zonën e lezhjanët. Dy kandidatët mund të jenë shumë të aftë në profesionet e tyre, por mbeten brenda kuadrit të zyrës, në Tiranë. Gjatë mandatit të kaluar, kjo zonë është fituar nga e djathta, por, për fatin e keq të zonës, nuk u përfaqësua kurrë në parlament. Në fakt të jesh deputet në perceptimin tim nuk do të thotë të kesh disa favore të veçanta, këto lavdi Zotit dhe punës time nuk më mungojnë. Të jesh deputet është detyrë jo e lehtë, do impenjim e përkushtim për atë që dëshiron ta kryejë ashtu si premton në fushatë. Unë detyrën e deputetit ndaj elektoratit tim e përbush kur çdo njeri prej votuesve të zonës, për çdo ligj të miratuar a vendim të marrë, për çdo problem apo shqetësim të jenë pjesëtarë të Kuvendit dhe unë të jem i kudondodhur në zonë.
Gjithsesi, e rëndësishme është që procesi zgjedhor të shkojë mirë dhe të mos cënohet vota e lirë.
Bisedoi Anila Prifti