E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano dhe Rama bëjnë lojë të dyfishtë

10/06/2005  Meta hedh poshtë ftesën e kryebashkiakut për bashkimin PS-LSI

Marilda Bejleri

Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur poshtë ftesën e kreut të mashkisë së Tiranës, Edi Rama, për një bashkëpunim me Partinë Socialiste për zgjedhjet e 3 korrikut. Për kreun e LSI-së, Ilir Meta, aleanca me socialistët nuk është diskutuar asnjë herë në qarqet e LSI-së, aq më pak në këtë pragzgjedhjesh, kur kjo forcë synon që të testojë veten e saj para elektoratit. Gjithashtu, deklaratat e kundërta mes kreut të PS-së, Fatos Nano dhe kreybashkiakut Rama, në lidhje me raportet, që synohen të krijohen me LSI-së, nga kreu i kësaj partie janë cilësuar si një lojë me dy standarde. Ndërkohë që bashkëpunimin me socialistët, LSI-ja e shikon vetëm pas përfundimit të zgjedhjeve, dhe në këtë rast me kusht që Fatos Nano të mos jetë Kryeministër. Kohët e fundit kanë qenë të shumta deklaratat e përfaqësuesve të PS-së, të cilët janë treguar bashkëpunues me LSI-në, kjo për shkak të rrjedhjeve të votave, që kjo forcë mund t'i shkaktojë mazhorancës socialiste në zgjedhjet e 3 korrikut. Ndërkohë që Meta e cilëson si kundërshtare të mirëfilltë politike Partinë Socialiste.

LSI

Kreu i LSI-së e ka cilësuar si një ftesë të rreme deklaratën më të fundit të përfaqësuesve të Partisë Socialiste kundrejt LSI-së. Sipas Metës, “nuk shikoj asnjë hapësirë bashkëpunimi me PS-në, sepse nuk ka lënë asnjë hapësirë për bashkëpunim, manovrat e Partisë Socialiste, për sa i takon procesit të megadushkut që ka filluar, dhe të gjitha këto ftesa që bëhen kërkojnë të krijojnë një përshypje të rreme, që gjoja Partia Socialiste ka vullnet për bashkëpunim me LSI-në, gjë që nuk ka qenë asnjëherë e pranishme në qëndrimet e PS, qëndrimet e të cilës janë armiqësore ndaj LSI-së, prej kohësh dhe njëkohësisht edhe ditët e fundit, çka tregon çoroditjen e lidershipit të PS-së i cili njëherë fton LSI-në dhe më pas i shpall ata gjarpërinj, dhe përsëri bën oferta, të cilat janë të pasinqerta”. Një bashkëpunim i mundshëm mes dy forcave në këtë prag zgjedhjesh për përfaqësuesit e LSI-së është cilësuar si një “Dushk” i pastër, gjë për të cilën kjo parti po kritikon dy forcat kryesore në vend.

PS

Duke argumentuar ftesën e tij, Rama është shprehur se në rast të kundërt rrjedhja e votave do të sjellë në pushtet opozitën aktuale. Ndaj dhe përfaqësuesit e PS-së thonë se qëllimi është për rritjen e votave në favor të së majtës. Gjithsesi, deklarata e bashkëpunimit dhe sherreve mes dy forcave duket se janë pjesë e ajzbergut, pasi në nivelet e kandidatëve për deputetë në zona të ndryshme të vendit aleancat mes dy forcave duket se do të aplikohen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›