"Ka gënjyer në dëm të kryetarit të PR-së"

15/06/2005 Mediu dërgon në prokurori kreun e LZHK-së Dashamir Shehi
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklruar dje se ka bërë kallëzim penal në Gjykatën e Lartë ndaj drejtuesit të LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili vetëm disa ditë më parë e akuzoi kreun e PR-së si të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore. Me anë të një deklarate për mediat, Mediu shprehet se akuza e Shehit është bazuar në shpifje në bashkëpunim edhe me Kryeministrin Nano. “Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka bërë kallëzim penal ndaj Dashamir Shehit, për veprën penale të shpifjes dhe fyerjes të kryer botërisht. Kjo kërkesë i është drejtuar Gjykatës së Lartë në zbatim të nenit 59 të Kodit të procedurës penale dhe nenit 41 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për shkak të imunitetit që mbart i akuzuari”, thuhet në deklaratën e kryetarit të PR-së. Sipas tij, kjo padi penale bazohet mbi shpifjen e qëllimshme që ka bërë Shehi, i cili ka deklaruar se Mediu është ndaluar dhe arrestuar nga autoritetet italiane. “Asnjëherë të vetme, as edhe një çast, Fatmir Mediu nuk ka qenë i ndaluar, apo i arrestuar nga ndonjë autoritet italian, apo i ndonjë vendi tjetër. Shehi ka shpifur qëllimisht, se dosja penale me vendimin në ngarkim të Fatmir Mediut është në Prokurorinë shqiptare, gjë e cila është hedhur poshtë zyrtarisht nga Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, me shkresën zyrtare të datës 10/06/ 2005”, thuhet në deklaratën e PR-së. Republikanët shprehen se kryetari i tyre ka bërë këtë padi penale, me bindjen se Dashamir Shehi, qëllimisht dhe në bashkëpunim me pushtetin e sotëm, ka shpifur për të dëmtuar atë personalisht dhe opozitën, ashtu siç është provuar. "Pavarësisht nga lidhja dhe bashkëpunimi që Dashamir Shehi ka me Nanon, ne kemi bindjen se drejtësia do të japë vendimin e saj, bazuar mbi ligjin dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, përfundon deklarata.