E Diel, 1 Nëntor 2026

Lsi nisëm për antidushkun

15/06/2005  Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson çdo lloj nisme për të organizuar debatin mes tre drejtuesve kryesorë të politikës shqiptare. Duke përshëndetur iniciativën e Dhomës amerikane të Tregtisë dhe asaj shqiptare për të zhvilluar një debat mes Nano-Berisha-Meta jo vetëm mbi platformat ekonomike, por dhe për problemet dhe çështjet të tjera, që shqetësojnë sot vendin. Sipas zyrës së kësaj partie, kreu i saj, Meta është i gatshëm të jetë pjesë e një debati të tillë, pavarësisht se kush do të jetë moderatori dhe se kush do ta organizojë. Ndërkohë që dje LSI-ja ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të miratojë një projektvendim që do të pengonte aplikimin e mëtejshëm të Dushkut të Madh. Projektvendimi bazohet ne Kushtetutën e Shqipërisë dhe Kodin Zgjedhor. LSI shpreh besimin që KQZ do të konsiderojë propozimin e LSI për minimizimin e efekteve të Dushkut të Madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›