Përplasja e ashpër Berisha-Ngjela
Përmes një takimi të zhvilluar larg medies në prill të vitit 2006, Kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen Spartak Ngjelës nga Komisioni i Ligjeve dhe i ka zyrtarizuar atij "ngrirjen" nga strukturat e Partisë Demokratike. Ngjela, asokohe kryetar i Komisionit të Ligjeve, ishte bërë pengesë për Berishën për kalimin e disa projekteve të rëndësishme të qeverisë së tij. Replikat Ngjela-Berisha kanë sjellë edhe reagimin e ashpër të Kryeministrit ndaj deputetit të vet, duke mbledhur strukturat e partisë për të penalizuar deputetin demokrat që mori guximin për t‘i thënë "komunist dhe adhurues të Enver Hoxhës". Vetëm një ditë përpara zhvillimit të mbledhjes së grupit parlamentar, Kryeministri Sali Berisha mësohet të ketë njoftuar kryetarin e grupit parlamentar, asokohe, Bamir Topi, dhe disa prej deputetëve, se ai do të kërkonte dorëheqjen e kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela.