E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka nismë kundër Ramës

Deputeti i PAD-së, Neritan Ceka, ka depozituar një nismë ligjore në të cilën kërkohet që 11 minibashkive t’i jepet statusi i bashkive të kategorive të para, duke synuar zhveshjen e kompetencave të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama.

Nisma, e depozituar dy muaj më parë, bën që 11 minibashkitë e kryeqytetit shqiptar të kenë të drejtën e dhënies së lejeve të ndërtimit, të krijimit të KRRT-ve. “Në nenin 15, në fund të listës së qyteteve të kategorisë së parë shtohet: si dhe minibashkitë e qytetit të Tiranës”, është propozimi i Cekës. Ai thekson se në kushtet e zhvillimit të vrullshëm urban të Tiranës, është e domosdoshme që të decentralizohet puna për planifikimin dhe kontrollin e zonave të veçanta që përbëjnë kryeqytetin. “Me këtë nismë kërkojmë që minibashkive t’iu njihet e drejta për të pasur KRRT e tyre me kompetenca të kategorisë së parë”, thekson Ceka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›