NATO vlerësoi reformat tona
Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në NATO, Glori Husi, bëri të ditur dje përfundimin e negociatave zyrtare ndërmjet Aleancës së Atlantikut të Veriut
dhe Shqipërisë në kuadër të procesit të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në NATO, dhe në përputhje me deklaratën përfundimtare të Samitit të NATO-s në Bukuresht. Gjatë një konference për shtyp, Husi tha se, “përfaqësuesit e lartë të NATO-s vlerësuan qartë se ishin arritjet e padiskutueshme të reformave të thella e të gjithanshme, ato që bënë të mundur marrjen e ftesës në Samitin e Bukureshtit. Ishte rezultati i këtyre reformave të suksesshme, që mundësoi mbylljen me sukses të plotë të negociatave zyrtare me NATO-n, në një kohe rekord, vetëm një muaj pas këtij Samiti”. Sipas tij, “janë zhvilluar gjithsej dy raunde bisedimesh ndërmjet ekipit negociator të qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të lartë të Aleancës”.