Institucionet që japin dokumentet e pronësisë

23/03/2005 Dokumentet për të plotësuar dosjen në procesin e kompensimit të pronës, mund të merren në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në rrethe, ose në zyrat qendrore në Tiranë. Ekspertët sugjerojnë se të dhënat mund të merren më lehtë në zyrat e rretheve, pasi afati kohor që kërkohet për të marrë një dokument është më i shpejtë. Kjo nga ngarkesa më e vogël që kanë këto zyra. Megjithatë, në rast se një dokument i tillë nuk gjendet në rrethin përkatës, subjekti mund t'i drejtohet zyrës së qarkut përkatës. Pas kësaj është zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme kombëtare, hallka më e fundit për të marrë dokumentin e pronësisë, që kërkohet për kompensim. Nga ana tjetër, për të pasur hartën e saktë të vendndodhjes së pronës, i interesuari mund të paraqitet në zyrat teknike të territorit në rrethe, ose në zyrën përkatëse në Ministrinë e Rregullim Territorit në Tiranë. Kjo zyrë disponon dokumentet e ndryshimit të vendndodhjes së një prone. Kur toka e kërkuar për kompensim është ose ka qenë pyll, i interesuari duhet të paraqitet në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në Tiranë (pranë Drejtorisë së Doganave). Gjithsesi, para se të nisë procesi i grumbullimit të dokumenteve, subjektet e interesuara duhet të paraqiten në komisionin vendor të kthimit dhe kompensimit të pronave. Zyrat e komisioneve zakonisht do të vendosen pranë prefekturave. Me paraqitjen në komision, subjektit i jepet informacioni i plotë mbi rrugën që duhet të ndjekë, si dhe vendosen data të tjera të konsultimeve deri në plotësimin e dosjes.
Në Hipotekën e Rrethit apo atë kombëtare, merret vërtetimi për pronësinë mbi tokën. Së bashku me vërtetimin e pronësisë, kërkuesi duhet të marrë dhe një dokument kadastral, i cili s'lëshohet prej zyrave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në Këshillin e Qarkut përkatës. Këto dy dokumente janë hallka e parë për të nisur plotësimin e dosjes me dokumentet përkatëse. Sigurinë më të madhe për të marrë kompensimin e ka një subjekt që ka dokumente, të cilat vërtetojnë konfiskimin e pronës.
Në zyrën e Ministrisë së Rregullimit të Territorit, apo në arkivat teknike në rrethe, merren hartat e vendndodhjes që ka pasur prona e pretenduar në momentin kur është marrë nga shteti. I njëjti dokument mund të gjendet dhe në Institutin e Studimit të Tokave në Tiranë. Kur bëhet fjalë për pyje, dokumenti merret në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor në Tiranë. Harta e vendndodhjes së pronës në momentin e marrjes nga shteti vlen për të garantuar ekzistencën e saj dhe për të shmangur dy pronësitë.
Harta në të cilën vërtetohet vendndodhja e pronës në momentin kur kërkohet kompensimi mund të sigurohet nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të gjitha zonat urbane dhe për zonat rurale, ku është bërë regjistrimi. Në rastin kur toka është pyll, dokumenti merret nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor për pyjet dhe kullotat. Një tjetër burim informacioni në këtë rast është dhe Këshilli i Qarkut, Zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës për tokat bujqësore të paregjistruara.
Për të marrë të drejtën e një subjekti, që kërkon kompensimin mbi pronën, një person duhet të ketë aktin e trashëgimisë. Në këtë rast, kërkohet dhe një certifikatë trungu familjar. Kur subjekti ka më shumë se një person në familje, ai duhet të paraqesë prokurë të posaçme për përfaqësimin. Prokura firmoset nga noteri dhe kërkuesit e tjerë. Dokumenti i identifikimit është cilësuar elementi bazë në pranimin e kërkesës. Në përfundim të dosjes, subjekti duhet të paguajë dhe një faturë për nisjen e shqyrtimit të kërkesës.
Rregullorja paraqet rrugën që duhet të ndiqet për të plotësuar dosjen për të marrë tokën
Vetëm 30 ditë pas marrjes së vendimit mund të kërkohet forma e kompensimit
Në bazë të rregullores së miratuar nga Komiteti Shtetëror i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, gjatë të gjithë procesit ish-pronarët duhet të plotësojnë tre formularë si dhe dokumentet përkatës që kërkohen në to. Tashmë të 12 komisioneve vendore u janë ndarë formularët përkatës, të cilët udhëzojnë ish-pronarët për procedurën që duhet të ndjekin. Për të hapur dosjen, në radhë të parë duhet paraqitur një kërkesë me shkrim dhe i firmosur nga i interesuari. Pas kësaj, komisioni përkatës cakton një relator, i cili do të marrë në dorëzim çështjen dhe do të udhëzojë ish-pronarin në rrugën që duhet të ndjekë. Për të lehtësuar procedurën, institucioneve të shtetit do t'u jepet një udhëzim, sipas të cilit afatet për t'u dhënë dokumentet përkatëse ish-pronarëve duhet të jenë të reduktuara. Sipas rregullores, dosja nuk do të nisë shqyrtimin pa paraqitjen e plotë të dokumenteve. Ndërsa të gjitha të dhënat do të verifikohen në terren nga vetë komisionerët. Gjithashtu është përcaktuar se vetëm pas marrjes së të drejtës për kompensim i interesuari do të ketë mundësinë të kërkojë formën e kompensimit. Afati për këtë kërkesë është brenda 30 ditëve nga marrja e vendimit për kthimin dhe kompensimin e pronës.
Dokumentet
Veç dokumentit, që vërteton se i interesuari është pronar apo trashëgimtar i pronës, komisionet vendore kërkojnë dhe paraqitjen e hartës konkrete të vendndodhjes së tokës së kërkuar për kompensim. Ndryshe nga ligji i mëparshëm, harta nuk mund të ndërtohet duke u bazuar në deklaratat e pronarëve, me të cilët kufizohej i interesuari, por do të kërkohet dokumenti i nxjerrë nga arkivat e Ministrisë së Rregullim Territorit ose të zyrave teknike në rrethe. Këto institucione, sipas të dhënave, kanë dokumentet e plota mbi historikun e zhvillimit të tokave në Shqipëri. Me këtë mënyrë është pretenduar shmangia nga abuzimet për ndryshimin e hartës së vendndodhjes së një prone të caktuar. Ligji i detyron zartarët e këtyre institucioneve që t'i japin të dhënat e kërkuara prej ish-pronarëve. Menjëherë pas paraqitjes së dosjes, komisionerët verifikojnë brenda 35 ditëve të dhënat e paraqitura dhe më pas me shumicë votash marrin vendimin për kompensimin. Pas kësaj dosja plotësohet me formularin e tretë, që përcakton mënyrën e kompensimit. Ligji përcakton se kompensimit financiar është i fundit që do t'u jepet ish-pronarëve.
Kompensimi
Ish-pronarët kanë të drejtë të kërkojnë kompensimin, kur toka e tyre nuk është e lirë me pronë tjetër të paluajtshme të të njëjtit lloj, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit, me pronë tjetër të paluajtshme të çdo lloji, me vlerë të barabartë, në pronësi të shtetit, me aksione në shoqëri me kapital shtetëror, ose ku shteti është bashkëpronar, që kanë vlerë të barabartë me pronën e paluajtshme
Me vlerën e objekteve të cilat janë objekt i privatizimit, me të holla. Por për të dhënë të drejtën e kompensimit, komisionet vendore duhet të marrin më parë hartën e tokave të lira si dhe të ndërmarrjeve, në të cilat shteti ka aksione që do të përdoren për kompensimin e ish- pronarëve. Vendimet e komisioneve vendore janë të detyrueshme për t'u zbatuar brenda 30 ditëve. Çdo vendim publikohet në vende të dukshme. Kjo nuk zbatohet vetëm në rastet kur një tjetër subjekt ankohet ndaj vendimit dhe ngre pretendime mbi pronën, për të cilën jepet kompensimi. Në rastet kur paraqitet një ankesë, çështja i kalon Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të pronave.
Dokumentet
Vërtetim pronësie
Dokument kadastral
Vendim gjyqësor
Dokument që vërteton heqjen ose marrjen e të drejtës së pronësisë
Dokumente shtesë:
Dokument nga Arkiva Hipotekore
Dokument hartografik i momentit të shpronësimit
Dokument hartografik aktual
Akti i trashëgimisë
Prokurë e posaçme në rastin e përfaqësimit
Dokument identifikimi
Mandat pagesë (për trajtimin e kërkesës).
Kuvendi shtyn miratimin e Metodikës së çmimeve
Vendimi i Kuvendit për miratimin e Metodikës së çmimit të tokave në Shqipëri do t'i hapë rrugën procesit të vendimmarrjes së komisioneve vendore. Pa këtë vendim të parlamentarëve, organet ekzekutive nuk mund të marrin në shqyrtim asnjë dosje të ish-pronarëve, pasi nuk është e përcaktuar fatura financiare që do të përfitojë një ish-pronar. Gjithashtu, një tjetër pengesë për nisjen e punës është dhe mungesa e hartës konkrete të tokave të lira që do të përdoren për kompensimin e ish-pronarëve. Për këtë çështje një vit më parë është dhënë shifra e 135 mijë hektarë tokë të lirë, por kjo shumë shpejt u ndryshua pasi gjatë një viti janë tjetërsuar tokat e lira shtetërore. Por një tjetër problem është se një vit më parë zonat me ndërtime të paligjshme janë cilësuar të lira. Ndërsa faktikisht në to janë ngritur qyteza. Pritej që në përfundim të procesit të legalizimit të jepej shuma e plotë e zonës së zënë me ndërtime të ndryshme. Por, duke parë se procesi nuk u realizua, është bllokuar dhe procesi i verifikimit të tokave të lira. Gjithsesi çështja më e rëndësishme është cilësuar miratimi i Metodikës përfundimtare të vendosjes së çmimit të tokave, për të cilën këtë javë pritet të nisin diskutimet në komisione.