E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka për herë të parë drejton Kuvendin

Mungesa e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka qenë për një vizitë punë në Bullgari, i ka lënë hapësirë nënkryetarit të ri të Kuvendit, Neritan Ceka, që të drejtojë për herë të parë seancën parlamentare. Nënkryetari i ri i Kuvendi është munduar gjatë gjithë seancës të jetë racional dhe i paanshëm në punën e tij, duke shmangur pakënaqësitë që shpeshherë shprehin deputetët. Ceka është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit pas largimit të Fatos Bejës, i cili është emëruar nga Kryeministri në krye të Ministrisë së Arsimit. Emri i Cekës ishte paksa i papritur për këtë post, pasi pretendentë kishte mjaft emra nga deputetët e PD-së, por marrëveshjet politike dhe kthesa që Ceka ka bërë muajt e fundit, në mbështetje të koalicionit të djathtë, u shpërblyen nga demokratët. Berisha dhe grupi i PD-së, megjithëse ky i fundit nuk ishte vënë në dijeni, ka propozuar Cekën si nënkryetar parlamenti dhe me shumicë votash Kuvendi ia besoj atë post.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›