Ceka prezanton Taçin në Fushë Krujë
02/05/2005 Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, ka zyrtarizuar dje kandidaturën e partisë së tij për qytetin e Fushë Krujës. Llesh Taçi, do të jetë emri që do të përfaqësojë PAD-në, në këtë fushatë zgjedhore. Presidenti i PAD-së, gjatë fjalës së tij ka theksuar se Taçi, do të jetë një përfaqësues tepër i vlerësuar për Fushë Krujën, ndaj dhe ka shprehur bindjen se ai do të jerë një konkurent tepër i fortë për këtë zonë zgjedhore. PAD ka deklaruar tashmë koalicionin me Partinë Socialiste. Ndërsa pritet që mes tyre të nënshkruhet një marrëveshje konkrete, për marrëdhëniet që do të kenë pas përfundimit të votimeve. PAD ka kërkuar që të përcaktohen pikat e pjesëmarrjes së saj në qeveri, në rast se e majta do të rifitojë zgjedhjet. Në këtë mënyrë do të veprojnë dhe partitë e tjera duke kërkuar shmangien e debateve të hasura gjatë viteve të shkuara.