Pashkët, festa e paqes mes shqiptarëve

02/05/2005 Qindra besimtarë mbushin rrugën e Kavajës në kryeqytet
Në kishën Ortodokse dje u mbajt mesha për të kujtuar ringjalljen e Krishtit. Të shtunën në darkë, besimtarët ortodoksë, por dhe nga fetë e tjera, u mblodhën para kishës ortodokse në rrugën e Kavajës. Gjithë rruga ishte plot. Njërëzit me qirinj në duar, pritën deri në orën 24 të mbrëmjes, në vigjilje të ditës tjetër, derisa Kryepeshkopi doli dhe tha “Krishti u ngjall”, “Krishti u ngjall” përsëritën njerëzit njëzëri. Erë qiriri, flokë të djegura dhe erë temjani, mbajti rruga e Kavajës për orë të tëra. Megjithatë, këto “ndodhi” nuk bënë përshtypje në këtë ditë të veçantë. Dje në mëngjes, fëmijët dhe besimtarët përplasën vezët e kuqe me njëri-tjetërin dhe shkuan përsëri në meshën e paradites. Po paraditen e djeshme uruan drejtuesit e kishës ortodokse dhe politikanët shqiptarë, Presidenti Alfred Moisiu, Kryeministri Fatos Nano dhe drejtues të tjerë të partive politike. “Të gjitha festat fetare janë të mirëpritura në Shqipëri, pasi sjellin paqe, ishte mesazhi i politikanëve, pavarësisht nga ngjyra politike. Ndërkohë, kishës ju drejtuan dhe mijëra emigrantë, të cilët erdhën për ta kremtuar këtë ditë me të afërmit e tyre. Pas ditësh të tëra të mbajtjes së kreshmës, shumë besimtarë dhe provuan sërisht mishin e qingjit të pjekur në hell dhe pinë verë, ushqimet tradicionale të ditës. Këto dy javë mishi, vera dhe vezët patën dhe shitjet më të mëdha në treg.