Saul Bellow,shkrimtari i dinjitetit, jo i suksesit
02/05/2005 Shkrimtari amerikan Saul Bellow u nda nga jeta më 5 prill, në moshën 90-vjeçare, por vepra e tij do të mbetet një pasuri për shumë breza. Në nga gjigandët e literaturës së shek. të XX, që influencoi dhe do të vazhdojë të influencojë me veprën e tij, gjenerata të tëra shkrimtarësh amerikanë, por edhe më gjerë, duke mbetur në histori si një individ, i cili nuk heq dorë nga besimi i tij në vlerat e jetës të bazuar në dinjitetin dhe personalitetin dhe aspak në sukseset e tij, si edhe në faktin se e vërteta duhet të triumfojë.
Saul Bellow, një nga gjigandët e literaturës së shek. të XX, influencoi dhe do të vazhdojë të influencojë me veprën e tij, gjenerata të tëra shkrimtarësh amerikanë, por edhe më gjerë. Shkrimtari amerikan, Saul Bellow u nda nga jeta më 5 prill, në moshën 90-vjeçare, por vepra e tij do të mbetet një pasuri për shumë breza. Nuk mund të përdorësh epitete "fryrëse" për të, jo se nuk e meriton, por sepse mund të konsiderohet si homazhi më i mirë, për njeriun-shkrimtar, që nuk i duroi kurrë lavdërimet, mburrjet apo idenë e madhe për veten. Ai lindi në Lachine të rajonit të Kebekut të Kanadasë në vitin 1915, por u rrit në Çikago. Filloi studimet e larta në Universitetin e Çikagos, për ti përfunduar ato në Universitetin e Northwestern më 1937, me rezultate të shkëlqyera në sociologji dhe antropologji, për të vazhduar me master në Universitetin e Wisconsin, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu në Marinën Tregëtare. Romani i parë i tij "Dangling Man", u botua në vitin 1944, ndërsa i dyti "The Victim", më 1947. Një vit më pas, ai nderohet me çmim nga "Guggenheim Fellowship" dhe kaloi dy vjet në Paris. Aty filloi të shkruante "The Adventures of Augie March", roman me të cilin fiton edhe "National Book Award", për librin artistik më 1954. Pasojnë "Seize The Day" (1956), "Henderson The Rain King" (1959), "Herzog" (1964), "Mosby's Memoirs and Other Stories" (1968) dhe "Mr. Sammler's Planet" (1970). Vepra e tij artistike "Humboldt's Gift" (1975), u nderua edhe me çmimin Pulitzer. Libri i tij i parë jo artistik "To Jerusalem and Back: A Personal Account", u botua në tetor të vitit 1976. Por, ndërkohë është nderur me shumë tituj dhe çmime në disa shtete evropiane. Po në vitin 1976, ai fiton edhe çmimin Nobel, për "për mirëkuptimin njerëzor dhe analizat e thella të kulturës bashkëkohore, që ndërthuren mjeshtërisht në punën e tij". Një dramaturg po aq i mirë sa edhe romancier, Saul Bellow është autori i dramës "The Last Analysis" (Analiza e fundit), si edhe i tri pjesëve të shkurtra teatrale, të përmbledhura me titullin "Under the Weather" (Nën sundimin e motit), një produksion i së cilës u realizua në Broadëëëë--ay në vitin 1966. Ai ka dhënë kontributin e tij edhe në realizimin e një sërë filmash artistikë si "Partisan Reviw", "Playboy", "Harper's Bazaar", "The New Yorker", "Esquire". Shkrimet dhe opinionet e tij kritike janë botuar në "The New York Times Book Review", "Horizon", "Encounter", "The Neë Republic", "The New Leader", por edhe në media të tjera. Në kohën e konfliktit të armatosur arabo-izraelite, në 1967, ai ishte gazetar për "Nwsday". Gjithashtu ai ka dhënë mësim në "Bard College", "Princeton University", "University of Minnesota", si dhe ka qenë anëtar i Komitetit për Studimet Sociale në Universitetin Çikagos. Në komunikatën për shtyp të Çmimit Nobel, midis të tjerash, thuhet se "është e rëndësishme të shtohet fakti se, një njeri i cili vazhdon me këmbëngulje përpjekjen për të gjetur pikëmbështetje të shqetësimeve të tija në botën tonë të dyzuar, një individ i cili nuk heq dorë nga besimi i tij në vlerat e jetës të bazuar në dinjitetin dhe personalitetin dhe aspak në sukseset e tij, si edhe në faktin se e vërteta duhet të triumfojë, thjesht pasi ajo kërkon gjithçka me përjashtim të...triumfit. Kjo është mënyra e të menduarit, te e cila “antiheronjtë” e Saul Bellow, gjejnë themelet e tyre, si edhe fitojnë statusin dhe lartësinë e tyre finale...".
Në një intervistë dhënë rreth 20 vite më parë, Belloëëë ka shprehur hapur opinionin e tij jo vetëm në lidhje me romanin e tij "The Dean's December", por edhe në lidhje me vetë Çmimin Nobel, duke thënë midis të tjerash se "unë nuk ndjehem, ashtu si dikush mendon se duhet të ndjehem, në lidhje me fitimin e këtij çmimi. Në sensin froidian, unë kam vdekur prej "baballarëve" dhe duhet që "baballarët" të zbriten poshtë. Dhe, në një sens tjetër, unë jam subjekti i "frenimit" të moshës që duhet të vazhdojë në të gjitha brezat: kjo është “Poshtë Gjerondokracia (pushteti i pleqve)”. Unë jam vetvetja"
Më pëlqen shprehja juaj "E vërteta duhet të ketë stil". Deri në këtë moment romani juaj "The Dean's December" (Dhjetori i dekanit), është trajtuar nga kritika si një roman idesh. Mendoni se perceptimi i këtij libri sugjeron se lexuesi është i papërgatitur të pranojë romane idesh apo romane që janë klasifikuar nga kritikët si promotorë të ideve të autorit?
Lexuesit nuk dëshirojnë të bezdisen. Ata, madje, nuk kanë qejf që zakonet apo manierat e tyre të keqinterpretohen. Por unë mendoj se kushdo që e lexon këtë roman si një libër idesh humbet diçka, humbet emocionin, me të cilin këtë ide janë prezantuar dhe pasionin që fshihet pas tyre. Për mua është një roman shumë i thellë. Nuk është thjesht një traktakt. Opinionet, në vetevete, do të ishin të mangëta nëse nuk do të shpreheshin me pasion apo në mënyrë dramtike. Do të dëshiroja të isha i pari që do të dyshoja për abstraksionin në një roman, ku nuk do të kishte gjë tjetër veç abstraksionit. Të shkruash në këtë mënyrë, do të thotë të shkruash duke kaluar nëpërmjet shpirtit, jo të absorbosh në mënyrë pasive apo sipërfaqsore. Në rast se e shikon nga ky këndvështrim, nuk mendoj se romani mund të shikohet si një libër i errët i gjysmë të vërtetave. Kjo është mënyra përtace e të kuptuarit të tij. Kritikët po e humbasin apo po e neglizhojnë thelbin e tij.
Disa nga lexuesit e librave tuaj të mëparshëm, kanë përshtypjen se edhe romani juaj "The Dean's December" është një përshkrim i zymtë i jetës. Pyetja shtrohet në çfarë mase ky aspekt reflektohet në këndvështrimin tuaj mbi jetën?
Shkrimtari është një lloj mediumi. Ai nuk vendos që më parë se çfarë do të bëjë ekzaktësisht. Vetëm një shkrimtar komercial ulet dhe vendos për qëllimin e tij, mbi librin që do të shkruajë, duke reflektuar qëndrime dhe dëshira të publikut të gjerë. Në rast se e dini që më parë se çfarë do të shkruani, atëhere ju jeni një shkrimtar komercial. Eshtë e njëjta gjë edhe në pikturë: nëse e dini se çfarë do të pikturoni, ju jeni një piktor komercial. Një njeri afisheje. Unë nuk jam i tillë. Kur unë filloj të shkruaj, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Në shkrimin tim jam një historian, një kronikan në një lloj mënyre. Jam i lirë të them atë që është thjesht një klasifikim ideologjik dhe që reflekton një formë të pavullnetëshme në lexim, nga aq pranë sa është e nevojshme.
Në shkurt të vitit 1982, kur u botua romani "Shqytari", ju konstatuat se gazetarët dhe njerëzit e medias, në përgjithësi, janë më shumë të interesuar të kënaqin dëshirat e tyre për eksitim, se sa të shohin eksperiencat dhe përçimin e emocioneve të karaktereve njerëzore. Çfarë bën media dhe si e dalloheni ju nga puna e një romancieri dhe puna e një gazetari? Mund të shtoj se për mua tema qendrore në romanin "The Dean's December", shpreh atë ç'ka është qenia njerëzore në thelb.
Ju keni shumë të drejtë. Përveç kësaj, trajtohet se çfarë është e mundur për qenien njerëzore të jetë në një kohë si kjo që jetojmë. Nuk besoj se media trajton çështje të kësaj natyre. Mendoj se media të jep të rejat e ditës, jo të rejat e të qenit. Kjo është të shkruash një roman të mirë: histori apo poemë treguese duhet të sjellë të rejat e të qenit. Media ju informon apo, ndoshta, ju dezinformon. Ne vuajmë nga kjo tepri e dramatizuar. Pjesë të përzgjedhura të dramatizuar nga fakte reale, përbëjnë pikat kryesore të lajmeve. Në kohën e komunikimit masiv, njerëzit të japin përshtypjen se e dinë se ç'ndodh. Fjala e sinqertë në shprehjen "komunikim masiv" është vetëm masiv. Termi i dytë komunikim, është i gënjeshtërt, pasi ne në të vërtetë nuk e dimë se ç'ndodh. Ajo ç’ka ne marrim nga masmedia, është vetëm hija e asaj çfarë ndodh realisht. Madje, edhe ekspertët më të kualifikuar apo, edhe studentë që merren me probleme të tilla jo domosdoshmërisht apo në mënyrë të pashmangëshme, dinë se ç'ndodh realisht. Kështu që, ajo ndaj së cilës ne jemi të ekspozuar, është një sistem stërmadh i çoroditjes argëtuese që të udhëheq në një drejtim të pashpresë, dhe të bën të ndjehesh i pambrojtur përballë të gjitha këtyre ngjarjeve dërrmuese, të cilat na ndjekin në mënyrë artificiale. Lajmet mediatike nuk janë aspak një burim qartësues. Ato nuk fokusohen në probleme thelbësore.
Nga ana tjetër, ka kritikë të cilët pretendojnë se romani është një gjini e vdekur. Cila është përgjigjia juaj për këtë?
Epo, në fakt, të gjitha zhanret janë të vdekura derisa dikush i ringjall. Kjo është e vërteta për gjithçka. Kjo është e verteta e fesë, e cila nuk ka karakter individual dhe që është si një "kufomë" e diçkaje që thjesht ndodhet. Duhet që të vijë përsëri në jetë nga persona të veçantë, të cilët ta marrin nën kontroll dhe ta shtyjnë më tej me enregjinë e tyre, me shpritin e tyre. Atëhere ajo është përsëri e gjallë. Aktualisht, ne biem në një perceptim intelektual kur flasim për këtë apo atë gjë të vdekur. Eshtë e vërtetë se shumë gjëra vdesin. Edhe ne vetë vdesim në çdo moment, për tu ringjallur sërish. Kjo na ndodh në mënyrë konstante, që nga momenti që vijmë në jetë. Ne vdesim kur shkojmë të flemë dhe lindim sërish, kur zgjohemi në mëngjes. Në rast se me kriktika të vdekura nënkuptohet vdekje përtej çdo mundësie apo ringjallje, sinqerisht nuk e di. Nuk mendoj se ata me të vërtetë shtrojnë çështjen e një zhanri të vdekur.
Ndoshta është një çështje marrëdhënieje?
Ndoshta ata mund ta çlirojnë me shumë lehtësi romanin nga çdo marrëdhënie. Në varësi të faktit se sa të përhumbur ata janë, apo se çfarë dozash ditore intensiteti kanë nevojë. Ky është një problem me të cilin shkrimtarët përballen prej shumë kohësh. Në fillimet e viteve 1830, De Tocqueville ishte shumë i qartë në lidhje me këtë problem. Eshtë kërkesë e një demokracie për stimulime shumë më të mëdha. Kjo do të thotë se artet e "qeta" nuk kanë shpresa për suksese në këtë periudhë overdozash. Ne jemi bërë kaq hiperbolikë nga njëra krizë pas tjetrës, sa është e vështirë të tërheqim vëmendjen e cilitdo për çfarëdo qëllimi. Zhvillohet një luftë e madhe, një luftë mbi vëmendjen, një sulm total ndaj ndërgjegjes të të gjitha qenieve njerëzore. Të gjithë duan të jenë në qendër të vëmendjes. Televizioni e kërkon që të shesë komoditete. Politikanët që të marrin votat. Partizanët e kësaj apo asaj, për qëllimet dhe interesat e grupeve që përfaqësojnë. Lobet po ashtu. Ideologët gjithashtu. Të gjithë e duan. Ndërgjegjia njerëzore, aktualisht, është si një sheshbeteje. Ju e dini se çfarë na thotë Tolsoti në lidhje me betejat te romani "Lufta dhe Paqja". Askush realisht nuk e di se ç'ndodh gjatë një beteje. Kam marrë letra nga shumë lexues që e kanë lexuar realisht romanin tim dhe, të cilët më thonë se sa shumë janë tronditur. Këta lexues janë shumë më të besueshëm se sa kritikët e librave.
Në një intervistë të pak kohëve më parë, ju jejni shprehur se nuk mund të shkruhet një roman rreth pushtetit, në rast se nuk trajtohet në lidhje të ngushtë me korrupsionin e drejtësisë në politikë, dhe të njerëzve në majë të tij. Si duhet ta kuptojmë këtë?
Sinqerisht nuk e di. Nuk besoj se shkrimtarët amerikanë janë realisht të shqetësuar në lidhje me këtë probleme, të paktën në dy apo tre gjeneratat e fundit. Mund të sjell ndërmend shumë pak shkrimtarë amerikanë, të cilët janë përpjekur t'i trajtojnë këto çështje, por janë me të vërtetë shumë pak. Intriga nuk është shumë e afërt për publikun. Popullore janë me dhjetra lloje subjektivizmash, erotika, për të mos thënë pornografia dhe dhuna. Dhe një lloj komedie, të cilën e kam praktikuar. Momentalisht, nuk kam ndonjë ide se si mund të operohet në lidhje me të gjitha këto. Por jam i mendimit se është koha e duhur që vetë shkrimtarët, si njerëz normalë të mendojnë për të ndryshuar vetveten. Kemi rendur shumë pas iluzioneve.
Ju fituat Nobelin e Letërsisë në vitin 1976. A ndikoi sadopak fitimi i këtij çmimi në jetën tuaj, në mënyrën e punës suaj, apo në lidhje më të shkruarin në përgjithësi? A ka ndryshuar natyra e çmimt Nobel në vetvete, në vitet e fundit?
Unë nuk jam student i çmimit. Asnjëherë nuk kam ditur shum gjëra në lidhje me të. E pranova siç ka pranuar edhe çmime të tjera, kur më janë akorduar. Njerëzit e ekzagjerojnë fuqinë e Nobelit dhe i japin atij shumë rëndësi. Nuk është as presidenca e Shteteve të Bashkuara dhe as posti i Sekretarit të Parë të BRSS-së, sikundër duan ta pasqyrojnë disa. Fituesit e çmimit Nobel janë të mirëpritur të luftojë me të gjitha forcat e tyre, kundër të keqes. Së dyti, megjithëse kristianizmi nuk është aq i suksesshëm në këtë shoqëri shekullore, ne kemi treguar kujdes për të vënë në dukje martirologjitë e tij, në kulturën e jetës sonë dhe ta lidhim, në vazhdimësi të ngjarjeve, sa herë që dikush shfaqet në horizont, si një kandidat i mirë nga yllësia e martirëve. Për më tepër, ka një klishe, në rast se e fitoni çmimin, ju keni qëlluar një shuk të mirë parash, të cilës unë i kam rezistuar ashtu sikundër u kam rezistuar shumë klisheve të tjera. Kur T.S. Eliot fitoi çmimin Nobel, unë besoj se ai kritikoi kuptimin e tij, në fund të jetës së tij të vlefshme si poet. Kjo pasi jo vetëm unë, por edhe të tjerë mendojnë se vepra e tij "Yeats", të cilën e shkroi pas fitimit të Nobelit, është vepra më e mirë e tij. Unë nuk ndjehem, ashtu si dikush mendon se duhet të ndjehem në lidhje me fitimin e këtij çmimi. Në sensin froidian unë kam vdekur prej "baballarëve" dhe duhet që "baballarët" të zbriten poshtë. Dhe, në një sens tjetër, unë jam subjekti i "frenimit" të moshës që duhet të vazhdojë në të gjitha brezat: kjo është "Poshtë Gjerondokracia (pushteti i pleqve)". Unë jam vetvetja.