Zallamahia turistike shqiptare

02/05/2005 Bukuri të pafundme natyrore, pa furnizim me ujë e energji. Qindra hotele e komplekse hoteliere moderne, të pa lidhura me rrugë. Sezoni po troket e shteti ka harruar të licensojë hotelet e agjensitë turistike. Zallamahia arrin kulmin kur Drejtoria e Promocionit Turistik, ka pushuar së qeni si e tillë dhe, ende nuk është zëvendësuar me një ent kombëtar. Në këto kushte, pavarësisht reklamave elektorale që kanë filluar dhe që sigurisht do të itensifikohen, askush nuk mund të besojë se një shtim i fluksit turistik në vend, ka ardhur si pasojë e politikave shtetërore. Si mund të ndodhë kjo, kur shteti nuk e di ende, se sa hotele turistikë ofrohen për këtë sezon, pa le pastaj të flsësh për shtretër.
Licensimet, aty ku nis rregulli
Çdokush mund të çuditet kur mëson se në fund të muajit prill, kanë licensë për të ushtruar aktivitet turistik, vetëm 20 hotele shqiptare. Pas klasifikimit të tyre me yje, si ndodh në të gjithë botën dhe, ku në krye të listës u vendos një hotel i madh në Sarandë, të tjerët janë në pritje të marrjes të së drejtës për ta ushtruar aktivitetin nga ministria e turizmit dhe pushteti lokal. Tashmë, kur sezoni po troket, zyrtarët janë kujtuar se duhet bërë edhe kjo punë, madje, në ministrinë e turizmit, duket se janë të ndërgjegjësuar më në fund se pasuritë hoteliere të vendit janë shumë të mëdha por edhe po aq të panjohura, jo vetëm për të huajt, por edhe për banorët vendas. Flitet për një fushatë të madhe licensimesh brenda muajit maj, por nuk dihet se si do ta përballojnë këtë fluks bashki të tilla si ajo e Durrësit, Kavajës apo e Vlorës. Kuptohet që, gjithçka do të jetë formale pasi, koha fizike zor se do të mjaftojë për të inspektuar çdo hotel gjatë vijës bregdetare të vendit. Po kaq e mjerueshme është edhe gjendja e agjensive turistike. Sipas të dhënave të ministrisë së turizmit, në vend operojnë 150 agjensi turistike, nga të cilat kanë një licensë për ushtrim aktiviteti vetëm 70, pjesa tjetër jo. Vetëm 5 prej tyre sjellin të huaj në Shqipëri, të tjerat bëjnë të kundërtën, shërbejnë në zhvillinmin e turizmit rajonal, furnizojnë botën me turistë shqiptarë.
Askush nuk i kontrollon, s’dihet se ku merren shifrat turistike kur ata janë fantazma në të shumtën e rasteve. Të flasësh për kontroll e aq më shumë, për konkurencë në këto kushte është thjeshtë një shaka pa kripë. Ndërsa shteti, më në fund premton se do të ndërhyjë, madje tashmë për të fituar licensë duhet të derdhësh një garanci që varion nga 10 në 50 mijë euro. Askush nuk thotë se kur do të bëhet kjo.
Promocioni, pothuaj zero
Me 300 mijë euro, qeveria shqiptare ka menduar të ndryshojë imazhin turistik të vendit. Kaq e ka parë të udhës të vërë në diapozicion buxheti i shtetit. Zyrtarët e ministrisë së turizmit e pranojnë vetë se kjo shumë është qesharake. Po të krahasohet me shifrat e rajonit, kuptohet më mirë. Për shembull, vendi më pak i njohur turistik në rajonin tonë është Rumania. Një vit më parë sipas burimeve zyrtare, ka harxhuar 5 milion euro për promocion, shifër kjo që nuk ka të krahasuar me shumat e mëdha që derdh Greqia, Italia, Kroacia, Mali i Zi, e vende të tjera që na konkurojnë e që madje kanë edhe para për të risjellë çdo muaj maj në ekranet televizive, pamjet tragjike të ‘97 në Shqipëri. I lënë në pikë të hallit, promocioni më shumë po bëhet nga GTZ gjermane se sa nga shteti shqiptar. Por kjo është shumë pak në krahasim me atë që ndodh me institucionin e specializuar për promocion. Drejtoria e promocionit në ministrinë e Turizmit është shkrirë që në fillim të vitit. Vendin e saj pritet ta zërë një ent kombëtar turistik, por që ende nuk ka një drejtor për të. Kurdo që shteti ta emërojë atë, ai e fillon punën fiks në kohën kur duhej ta kishte mbaruar. Ndaj nuk është çudi që pretendimet për numrin e turistëve që do të vijnë në Shqipëri nga jashtë, nga 415 mijë turistë në vitin e kaluar, janë vetëm për 450 mijë për këtë vit. Nëse arrihet shifra shteti e quan sukses këtë numër që është më i vogël se numri i turistëve që përballon në një vit Ulqini, pak kilometra larg Shkodrës.
Rasti,Durrësi mes kaosit e zhvillimit
Durrësi historikisht ka mbajtur peshën kryesore turistike shqiptare. Pavarësisht shtimit të pushuesve në Sarandë, Vlorë, Velipojë, etj., edhe gjatë 2005 ky qytet bashkëngjitur me të edhe Golemin, përsëri pritet të përballojnë fluksin më të madh turistik vendas, kjo falë afërsisë me Tiranën që tenton të popullohet me një milion banorë. Edhe turistët e huaj sidomos ata kosovarë e maqedonas e kanë më për “mbarë” të pushojnë këtu.
Duke evituar qëndrimet e njëanshme e aq më tepër tendencës për antireklamë në këtë fillim sezoni do tu referohemi vetëm burimeve zyrtare. Ingrid Shuli, prefekte e Durrësit në një letër drejtuar pushtetit qëndror i radhit të gjitha problemet. Nga letra e saj janë shkëputur edhe ata që vijojnë dhe që japin një pamje të terrenit, e njëkohësisht janë një shembull sesi shumëfishohen në bazë problemet që shteti nuk i ndjek në kohë.
Në letër ata ndahen në 5 grupe.
Së pari baza ligjore, organizimi dhe menaxhimi. Pushteti vendor nuk e kontrollon dhe menaxhon sektorin, mungojnë strukturat për këtë qëllim. Evazion fiskal është i lartë, nuk dihen të dhënat statistikore, nuk ka libra fjetje në hotele pasi këto nuk kanë licensë, nuk ka ligj specific për turizmin që të përcaktojë kompetencat e organeve nga qendra në bazë, nuk ka qendra informacioni për turistët, nuk ka studime për zonat urbanistike dhe nuk zbatohet ky ligj.
Së dyti, infrastruktura. Nëse ka drejtim ku në Durrës janë bërë ndryshime, për tu përshëndetur është infrastruktura. Por kjo nuk do të thotë aspak se mbaruan hallet. Është shumë e keqe rruga nga autostrada në Gjirin e Lalëzit. Në gjendje të tillë janë edhe lidhjet Vorë-Fushë Krujë, apo Fushë Krujë-Ishëm, deri në bregdet. Mungon sinjalistika në shumicën e rrugëve. Mungon fare ose është shumë i amortizuar sistemi i ujrave të bardha e të zeza. Për pasojë, gropat septike burime të erës së keqe janë mbizotëruese në zonat turistike. Ka edhe të tjera por nuk po i përmendim.
Së treti, shërbimet e tjera. Nuk ka sa duhet sipërfaqe të gjelbërura, duhet përmirësuar sistemi i pastrimit në zonat e plazhit. Një çudi që e mbyll këtë seri, është se në Durrës turisteve u shiten për suvenirë artikuj kinezë e thua se Kruja është qytet i Japonisë e jo i kësaj prefekture.
Së katërti, cilësia e shërbimit. E ulët dhe larg standarteve ndërkombetare, paçka se synohen turistë të huaj. Mungon lidhja e hoteleve me agjensitë turistike, marrëdhëniet janë të rastësishme dhe çmimet shpesh të kripura.
Së pesti dhe së fundi, probleme të përgjithshme. Sezoni është monoton se mungojnë aktivitetet e organizuara, nuk shfrytëzohen pasuritë historike, kulturore dhe arkeologjike të qarkut.
Cudia: Turistët e huaj në Amfiteatër i shoqëron një punëtor i rastit, se nuk është gjendur një ciceron, ndërsa oraret nuk përshtaten për vizitorë turistikë. Pas kësaj liste, është e dukshme se sa boshe është deklarata se, synojmë të konkurojmë fqinjët. Është për të të ardhur keq.