E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka takime në Elbasan

Elbasan-Kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka në vijim të turit të tij elektoral është ndalur në qytetin e Elbasanit. Gjatë takimit të zhvilluar me banorët, Ceka preku çështjen e legalizimeve, ecurinë e deritanishme problemet dhe amendamentet në ligj. Sipas Cekës Aleanca Demokratike si pjesë e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit” do të jetë katalizatori kryesor për zgjidhjen e problemit të legalizimeve si një ndër proceset e rëndësishme që meriton vëmendje të veçantë.

“Në 4 vitet e ardhshme, ne do te bëjmë jo vetëm sherndarjen e tapive te objekteve te palegalizuara por paralelisht do te vijohet me kompesimin real te ish-pronareve, -ka nenvizuar liberaldemokrati Ceka. Ai theksoi se ccështja e legalizimeve të ndërtimeve pa leje është prioritet i kësaj mazhorance, pasi sipas tij, vënia në eficcencë e këtyre pronave ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›