Rezoluta i hapi rrugë njohjes të pavarësisë së Kosovës
02/06/2009 Kryediplomati Lulzim Basha takon ambasadorët e vendeve anëtare të OKI-së
“Dokumenti sukses dhe shprehje e solidaritetit ndaj Kosovës”
Ministri i Punëve të Jashtme Lulzim Basha ka pritur në një takim të veçantë ambasadorë të vendeve të Organizatës së Konferencës Islamike të akredituar në vendin tonë. Gjatë këtij takimi kryediplomati shqiptar e ka vënë theksin në rezolutën e miratuar nga Organizata e Konferencës Islamike, e cila stimulon të gjitha vendet anëtare të kësaj organizate të njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ministri Basha i falënderoi ambasadorët e Arabisë Saudite, Egjiptit, Iranit, Libisë, Palestinës dhe Turqisë për mbështetjen që qeveritë e këtyre vendeve dhe të gjithë anëtarët e Organizatës së Konferencës Islamike i dhanë rezolutës së paraqitur nga Shqipëria për Kosovën në ministerialin e Damaskut të zhvilluar në datat 23-25 maj. Sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë MPJ-së, duke e konsideruar këtë rezolutë si sukses për Organizatën dhe shprehje të solidaritetit të saj ndaj Kosovës, kreu i diplomacisë shqiptare tha se ky dokument është e një rëndësie të veçantë, pasi ndër të tjera Organizata prej 57 shtetesh vlerëson se zhvillimet e fundit në Kosovë, pra pavarësia e saj dhe ndërtimi i institucioneve, kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Gjatë këtij takimi Basha ka vlerësuar gatishmërinë e shprehur nga të gjitha vendet anëtare të Organizatës për të mbështetur Kosovën dhe ekonominë e saj dhe thirrjen që ministeriali i Damaskut i drejtoi nëpërmjet rezolutës gjithë bashkësisë ndërkombëtare që të vazhdojë të mbështesë forcimin e Kosovës. Gjatë bashkëbisedimit me ambasadorët ministri i Jashtëm shqiptar duke iu referuar edhe takimeve në Damask me homologët e tij, shprehu bindjen se miratimi i kësaj rezolute do t’i hapë rrugë njohjes të pavarësisë së shtetit të ri të Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike. Ky takim vjen rreth një javë pasi në sesionin e 36-të të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Organizatës së Konferencës Islamike u miratua unanimisht projektrezoluta e propozuar nga Shqipëria, e cila gjente edhe mbështetjen e disa prej vendeve arabe.
Rezoluta
Në dokumentin e iniciuar nga Shqipëria evidentohet qartë se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë progres në ndërtimin e institucioneve demokratike. Kjo rezolutë, e cila është e para e miratuar nga Organizata e Konferencës Islamike që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, u bën thirrje vendeve anëtare të Organizatës dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi që të vazhdojnë të mbështesin forcimin e Kosovës dhe ekonomisë së saj.
Beteja diplomatike
Marrja e konsensusit të 57 vendeve anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike për rezolutën nuk ka qenë e lehtë, pasi diplomacia serbe është përpjekur të rrëzojë rezolutën. Disa ditë para zhvillimit të takimit në Damask ministri i Jashtëm serb Jeremiç vizitoi Damaskun dhe në takime me autoritetet më të larta të Sirisë, e cila mbante presidencën e radhës së Organizatës së Konferencës Islamike, kërkoi bllokimin e rezolutës si dhe pjesëmarrjen e Serbisë me të drejtën e fjalës.