Topi kundër aktivizimit të fëmijëve në mitingje
02/06/2009 Presidenti takon nxënësit
Presidenti i Republikës Bamir Topi priti dje paradite në Pallatin e Brigadave një përfaqësi të nxënësve të Parlamentit Rinor. Ai i përgëzoi për punën që bëjnë duke përcjellë zërin e të rinjve në evidentimin e prioriteteve të tyre nëpërmjet sondazheve, intervistave e perceptimit publik me një infrastrukturë rinore të ngritur në çdo qark të vendit, si një element që shënon rritje të demokracisë. Presidenti i Republikës vërejti se Shqipëria ka bërë ndryshime të jashtëzakonshme dhe se janë zgjeruar ndjeshëm hapësirat që të rinjtë të kultivojnë interesat e tyre si një bashkëpunim shkollë–familje–shoqëri. Kryetari i shtetit theksoi gjithashtu nevojën për një rritje të kujdesit nga ana e institucioneve për nxënësit, në drejtim edhe të rritjes së cilësisë së shërbimeve arsimore e kulturore, të cilat kërkojnë rritjen e standardeve në nivele evropiane për të arritur edhe lëvizjen e lirë për të gjithë. Përfaqësuesit e parlamentit rinor i paraqitën kryetarit të shtetit shqetësimin mbi përdorimin e të miturve nën moshën 18-vjeçare për të mbushur sallat apo mitingjet elektorale. Sipas tyre, kjo gjë dëmton procesin arsimor dhe edukues të të miturve, pasi i shkëput nga mësimi si dhe përdoret imazhi i tyre për qëllime elektorale të partive politike në Shqipëri. Presidenti i Republikës i konsideroi të drejta shqetësimet e Parlamentit Rinor dhe i inkurajoi që të jenë aktivë në debatin publik për të shprehur hapur mendimet e tyre edhe nëpërmjet takimeve me subjekte të tjera. Palët ndanë mendimin se të rinjtë dhe e ardhmja e tyre duhet të trajtohen si prioritet në programet elektorale të partive politike, se duhet të respektohet barazia gjinore në përfaqësimin në Parlament dhe se fushata zgjedhore duhet të zhvillohet në respekt të rregullave etike e morale. Parlamenti Rinor është një strukturë rinore e themeluar në vitin 2000, e shtrirë në 12 qarqet e vendit, ku marrin pjesë nxënës të shkollave të mesme e të rinj nga i gjithë komuniteti nga mosha 14-19 vjeç. Në tetë vjet të jetës së tij Parlamenti Rinor ka ngritur shqetësime të lidhura me përditshmërinë e të rinjve në nivel lokal dhe kombëtar, të mbështetur nga organizata dhe institucione vendase e të huaja që veprojnë në Shqipëri.