Rama: Berisha në opozitë, i duhet karrige deputeti
02/06/2009 Partia Socialiste vijon fushatën elektorale, stacioni i radhës Durrësi
Kreu socialist Edi Rama vijoi rrugëtimin e tij në funksion të fushatës elektorale në qytetin e Durrësit. Duke qenë tashmë zyrtarisht në garën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, gjatë ditës së djeshme kryetari i PS-së zgjodhi qytetin bregdetar për të prezantuar ekipin që do ta përfaqësojë nesër në Kuvendin e Shqipërisë këtë qytet. Janë këto takime që shfrytëzohen nga përfaqësuesit socialistë për të prezantuar programin e ri qeverisës të PS-së, si dhe për t’iu kundërvënë fort mënyrës se si është qeverisur vendi gjatë 18 vjetve, e sidomos në mandatin katërvjeçar të qeverisë “Berisha”. Rama kërkoi një bashkim përtej së majtës e së djathtës për të sjellë ndryshimin që realisht i duhet vendit. “Miq e dashamirës që njësoj si unë, njësoj si ju e duan ndryshimin, thonë se kjo betejë mes së ardhmes e së shkuarës fitohet vetëm me mjetet e së shkuarës, prandaj duhet të nxjerrim dhëmbët e të ulërijmë deri në kupë të qiellit për ta mposhtur kundërshtarin, sepse shqiptarët shkojnë pas më të fortit. Ndërsa unë them jo, sot shqiptarët meritojnë më shumë sesa të njëjtën luftë të vjetër gjelash që kacafyten me njëri-tjetrin”, - vuri në dukje Rama. Përmes një ironie të hollë, kreu socialist lëshoi dhe një tjetër mesazh, duke u shprehur se “mjaft 18 vjet me kacafytjen e gjelave të politikës majë plehut të prapambetjes për shkak të politikës, është koha e një vizioni të ri për politikën, për vendin dhe për njëri-tjetrin”. Njëkohësisht Rama u ndal dhe në thirrjen që Berisha i ka bërë për të treguar trimërinë dhe të fusë emrin të parin në listën e deputetëve. “Unë i them kryeplakut të politikës së vjetër se karrigia e deputetit mund t’i duhet atij që do të jetë në opozitë, ndërsa mua nuk më duhet një mandat për të ndenjur ulur, po një mandat për të qenë më këmbë, në krye të transformimit të madh në çdo qytet e fshat, ku do ta çoj qeverinë pas 28 qershorit, ku do të punoj bashkë me njerëzit për të realizuar programin që shkruam së bashku gjatë ‘Dialogut me Shqipërinë’, ku do të ndërtojmë së bashku Shqipërinë e re si gjithë Europa. Për mua politika nuk është luftë për pushtet, as mundësi për t’i gjetur vetes një karrige dhe as instrument për të përfituar duke thënë gjëra që nuk i bëj e duke bërë gjëra që nuk thuhen”, - vlerësoi Rama. Këto janë arsyet që sipas tij kërkohet vota për PS-në dhe njëkohësisht për të votuar Ramën si kryeministër i vendit.
O.Xhilaga
Xh.Gradica
Takimi në Durrës
Nën një atmosferë krejtësisht festive, Partia Socialiste zhvilloi në qytetin e Durrësit takimin e hapjes në mënyrë zyrtare të fushatës elektorale. Takimi, i zhvilluar në pallatin e sportit të qytetit bregdetar, u hap nga kreu i bashkisë së Durrësit, përfaqësues i Partisë Socialiste Vangjush Dako, për të folur më pas me radhë të gjithë kandidatët për deputetë të Qarkut të Durrësit. Kryefjala në fjalimet e shkurtra të tyre ishte thirrja: “Votoni Edi Ramën si kryeministër i ardhshëm i vendit!”
Optimizmi
“Edhe 27 ditë për t’u dhënë rrethinave të Tiranës, Durrësit e të të gjithë qyteteve të mëdha, të gjithë të ardhurve që jetojnë në mjerimin e zonave informale, politikën e re të integrimit urban që do të fillojë me realizimin e plotë të procesit të legalizimeve të shtëpive dhe me hapjen e një fondi të posaçëm për kanalizimet, ujësjellësit, çerdhet, kopshtet, shkollat e gjithçka duhet për t’u kthyer këto zona në lagje të reja të qyteteve tona.”
Qëndrimi
“Me votën që keni në dorë, ju do të zgjidhni mes dy rrugësh. Ose rrugën e vjetër të këtyre 18 vjetve, që do të thotë edhe katër vjet të tjerë me Sali Berishën, me koalicionin e Gërdecit dhe me të tjera trazira e zullume të pazarit të politikës së vjetër; ose rrugën tonë të re, që do të thotë ndarje me të shkuarën e me marifetçinjtë politikë të së shkuarës dhe dalje nga pazari i vjetër i numrave e i hesapeve, me të cilat duan t’ju mbajnë peng edhe katër vjet të tjerë.”
Islami: Kallëzim penal për Ministrinë e Brendshme
Partia Socialiste akuzoi Ministrinë e Brendshme për shpërdorim detyre dhe falsifikim të informacioneve zyrtare. Sekretari për çështjet elektorale Kastriot Islami u shpreh se “mjaftojnë kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga analiza e vetë informacionit që kemi marrë nga Ministria e Brendshme për të ngritur hipotezën e akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të të dhënave zyrtare përmes dhënies së informacionit të rremë për qëllime që bien ndesh me ligjin. Informacionet e Ministrisë së Brendshme, duke rënë ndesh me njëra-tjetrën në mënyrë flagrante dhe duke u shfaqur të ndryshme nga njëri disk tek tjetri, rezultojnë jo vetëm të rreme, po edhe të manipuluara.”