PLL kundër PS-së për rolin e ballistëve në Luftën e Dytë Botërore
Partia Lëvizja e Legalitetit ka shprehur dje indinjatën e saj për qëndrimin e fundit të shprehur nga socialistët ndaj shtresës së ballistëve dhe legalistëve gjatë diskutimit të projektligjit për dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë. Nënkryetari i PLL-së, Murat Basha, tha dje gjatë një konference për shtyp se socialistët, pasardhësit e komunistëve të djeshëm shqiptarë, vazhdojnë të trajtojnë me të njëjtën urrejtje kundërshtarët e tyre politikë të djeshëm dhe të sotëm. “Me qëndrimin e tyre në parlament, ata nuk bënë gjë tjetër veçse treguan se nuk janë shkëputur nga ideologjia dhe qëndrimet e së kaluarës. Socialistët po tentojnë të thellojnë hendeqet e përçarjes mes shqiptarëve dhe ta përdorin “kolaboracionizmin” si akuzë politike kundër të djathtës”, - është shprehur Basha.
2 Prill 2009