Universitet i posacem per Administraten Publike
Kryeministri i vendit, Sali Berisha njoftoi ne mbledhjen e djeshme te Keshillit te Ministrave, hapjen e Universitetit te Administrates Publike, si domosdoshmeri per trajnimin e punonjesve te administrates. Ai kerkoi nga ministri i Arsimit dhe ai i Brendshem, percaktimin e modelit me te mire per kete universitet, duke studiuar modelet me te suksesshme te vendeve te Bashkimit Evropian. "Te procedohet me shpejtesi per te ngritur Universitetin per Administraten Publike. Ngritja e ketij universiteti eshte nje domosdoshmeri per te trajnuar, kualifikuar dhe shkolluar punonjesit e administrates publike",-tha kryeministri. Sipas tij, aktualisht ekziston nje institut trajnimi prane Departamentit te Sherbimit Civil, por me gjithe perpjekjet e bera qe ky institut te marre te gjithe funksionin e vet, kjo nuk eshte arritur, per faktin e thjeshte se vete Departamenti nuk e ka te thjeshte t'i zhvilloje dhe konsolidoje atributet arsimore edukative te nje shkolle te mirefillte. Kryeministri Berisha kerkoi qe perpjekjet te jene maksimale, ne menyre qe universitetit te filloje pune vitin e ardhshem, nderkohe te fillohet puna per kurrikulen e tij, duke u kerkuar edhe ndihma e vendeve anetare te BE-se. Sipas urdhrit te kryeministrit Sali Berisha, grupi i punes per nje gje te tille do te ngrihet gjate kesaj jave. Ai do te shqyrtoje te gjitha opsionet e ngritjes dhe funksionimit te ketij universiteti, duke marre modele nga vendet anetare te Bashkimit Evropian.