E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rrezohet" buxheti i Lushnjes, PD-LSI vote kunder

"Virusi" i rrezimit te buxhetit te bashkive, pas ndryshimit te raporteve te mazhorancave ne pushtetin vendor, pas bashkeqeverisjes se PD me LSI, ne favor te mazhorances se djathte qeverisese, ka mberritur dhe ne qytetin e Lushnjes. Keshtu dhe ne kete qytet, nuk eshte miratuar buxheti i vitit 2010, duke bere qe dhe per bashkine e Lushnjes te fillojne ditet e gjata te bllokimit te ketij buxheti, i ngjashem dhe me bashkine e kryeqytetit. Pas nje debati ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak te zhvilluar diten e djeshme, ky buxhet u hodh poshte nga ana e keshilltareve te djathte, qe se bashku me ata te LSI perbejne mazhorancen ne kete keshill. Sipas kryetarit te grupit te keshilltareve te djathte, Eduart Sharka, buxheti i paraqitur ne keshill ka disa parregullsi, ku me evidentja eshte se investimet e parashikuara jane me te larta nga te ardhurat e bashkise. Kryetari i bashkise me pas, ne nje konference per shtyp ka akuzuar keshilltaret e djathte se ky eshte nje vendim politik. Ai tha se ishte rene dakord ne Komisionin e Ekonomise per miratimin e ketij buxheti. "Por sot, me nje urdher politik u rrezua ky miratim", u shpreh Sanxhaku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›