E Diel, 1 Nëntor 2026

Celibashi shkarkon përfundimisht Shimanin

28/11/2004  Maks Shimani do të depozitojë ankesën në Gjykatën e Lartë lidhur me shkarkimin e si anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dje Shimantit i është konfirmuar nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ndërprerja e marrëdhënieve financiare me institucionin. Indirekt shkresa e Celibashit ishte një evidentim i vendimit të KLD-së ku presupozon se Shimanit i ka mbaruar mandati si anëtar i Komisionit. Shimani po dje ka bërë dhe dorëzimin e zyrës së tij sipas procedurës administartive duke ja lënë anëtarit më të ri të KQZ-së, Çlirim Gjata. Ky i fundit tashmë cilësohet formalisht dhe ligjerisht anëtar i këtij institucionit. Zëvendësimi është cilësuar nga politika kusht për të vendosur balancën në KQZ mes forcave politike. Ndërkohë që i sapolarguari, duke e cilësuar si antikushtetues vendimin e KLD-së, i cili ka ardhur si pasojë e marrëveshjes politike mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, do të ndjekë çështjen në të gjitha instancat e larta të drejtësisë. Pas depozimit të kërkesës së Shimanit në gjykatën e lartë, pasi vendimet e KLD i shqyrton vetëm kjo gjykatë, do të shihet dhe mundësia e kalimit në Gjykatën Kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›