Presidenti: Shteti të mos i shoh emigrantët vetëm si objekt fitimi
28/11/2004 Këtë nëntor shqiptarët festojnë 92-vjetorin e shpalljes së shtetit të tyre të pavarur. Si do ta vlerësonit ju këtë ngjarje të veçantë të historisë tonë, tani pas 92 vjetësh?
Shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912 përbën një moment kthese në historinë e kombit shqiptar, është finalizimi i përpjekjeve të shumta të Rilindasve tanë të shquar, i luftëtarëve tanë trima që luftuan me armë në dorë për krijimin e shtetit shqiptar. Edhe pse shqiptarët jetuan një periudhë të errët, pas epokës heroike të Gjergj Kastriotit, prapë ata nuk e humbën vetëdijen kombëtare, ruajtën gjuhën dhe zakonet, folklorin dhe mitet, virtutet dhe kodet e brendshme, çka nuk lejoi tjetërsimin dhe humbjen e identitetit të tyre.
Një shkrimtar thotë se historia e një kombi është histori e personaliteteve të tij të shquar. Dhe ne jemi një komb që kemi nxjerrë perandorë që bënë histori, luftëtarë të shquar si Gjergj Kastrioti, fetarë të mëdhenj si Papa Klementi, shkencëtarë si Ferid Murati, humanistë si Nënë Tereza, kozmonautë etj. Lista e personaliteteve shqiptarë është shumë e gjatë dhe ata kanë një kontribut të veçantë në historinë e lashtë dhe të re të Evropës. Kodet tona para pushtimit otoman përbëjnë përpjekjet e para në Evropë për të kodifikuar ligjet dhe rregullat, gjë që tregon për traditën e hershme shtetformuese, e cila fatkeqësisht u ndërpre nga pushtimi. Një popull i tillë, që ka zënë një vend të veçantë në histori për shkak të personaliteteve të tij, nuk mund të shuhej, nuk mund të shndërrohej në një kujtim të largët dhe të trishtuar. Kështu që shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 është në logjikën e historisë, pavarësisht se kjo pavarësi qe e pjesshme, pasi më shumë se gjysma e trojeve dhe e shqiptarëve mbetën jashtë kufijëve shtetërorë, të caktuar një vit më vonë. Të gjithë shqiptarët e nderojnë aktin e shpalljes së pavarësisë nga Ismail Qemali, siç nderojë luftëtarët e Kosovës, të Malësisë së Madhe, të çetave të Jugut, që kontribuan në shpartallimin e mbetjeve të Perandorisë Osmane.
President, shpallja e Pavarësisë, legjitimoi nga njëra anë shtetin e kufizuar shqiptar, ndërkohë më shumë se gjysma e trojeve mbetën jashtë kufijëve. Si mendoni se ka ndikuar krijimi i shtetit shqiptar të pavarur, në ruajtjen e vetëdijes nacionale të shqiptarëve, deri në momentin e sotëm?
Krijimi i shtetit të parë shqiptar me atë hartë të kufizuar kufijsh reflektonte një realitet tjetër në politikën e kohës, por edhe një synim djallëzor. Ndarja e imponuar përmbushi dëshirat e fqinjëve për të lënë jashtë shumë troje dhe popullatë shqiptare, por edhe për të krijuar një shtet të dobët shqiptar, të rrezikuar nga zhvillimet e mundshme në rajon. Ne jemi një popull shumë i lashtë dhe pa aleatë fisnorë, fetarë ose gjeokulturorë. Dikush ishte i interesuar që shteti shqiptar të mbetej i dobët, që shqiptarët në kancelaritë europiane të paraqiteshin popull jo shtetformues, etj. Por ne sot dhe gjithmonë do t’i jemi mirënjohës mbështetjes historike të Presidentit amerikan Ëillson, i cili me veton e tij ishte përcaktues në ekzistencën e shtetit shqiptar në Ballkanin e trazuar të asaj kohe. Dhe kjo aleancë e miqësi e madhe e SHBA-ve për shqiptarët u konfirmua me ndërhyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë nën udhëheqjen e SHBA-ve. Shpallja e pavarësisë dhe ekzistenca e shtetit shqiptarë mbajti gjallë ëndrrën e lirisë, edhe tek ata shqiptarë që mbetën të robëruar, jashtë kufijve të shtetit të tyre. Jo rastësisht shqiptarët e Kosovës të Maqedonisë dhe të të trojeve të tjera shqiptare e cilësojnë Shqipërinë “shtet amë”.
Festa e shpalljes së Pavarësisë festohet përveçse në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, edhe në diasporën shqiptare në SHBA dhe kudo ku ka shqiptarë. Si e vlerësoni diasporën shqiptare të SHBA-ve, aktivitetin e saj politik, lidhjet e saj me vendin e prejardhjes?
Diaspora në SHBA është nga më të shquara shqiptare në botë. Duke jetuar në vendin e lirisë dhe të vlerave, ajo ka ditur të shfaqë vlerat e saj qytetare dhe njerëzore, aftësitë e saj krijuese dhe shkencore, potencialin e madh konstruktiv dhe progresiv. Duke qënë shtetas amerikanë me prejardhje shqiptare ata kanë ditur të fitojnë respektin e SHBA-ve, kanë ditur të bëhen qytetarë të respektuar, biznesmenë, ndërtues, shkencëtarë, artistë, ushtarakë, të integruar me dinjitet në shoqërinë më të fuqishme dhe më të zhvilluar të botës. Diaspora shqiptare në SHBA ka luajtur një rol të veçantë në forcimin e lidhjeve midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Shqiptarët dhe Shqipëria shikojë tek SHBA aleatin e tyre të madh, partnerin e besueshëm në ndërtimin e vlerave të lirisë dhe të demokracisë, mikun që i është gjendur pranë në momentet më të vështirë. Pavarësisht politikave të diktuara ideologjikisht, edhe në kohët më të vështira miqësia e shqiptarëve me SHBA-të nuk u lëkund, sepse ajo ishte miqësi e thellë, e sprovuar, e skalitur në zemrat e njerëzve.
A mendoni se mund të gjenden rrugë dhe forma të reja për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe diasporës së saj në SHBA?
Bashkëpunimi dhe lidhjet midis Shqipërisë dhe diasporës së saj në SHBA, gjithnjë kanë qënë të forta, nëse përjashtojmë periudhën e errët të izolimit. Edhe në atë mur të madh izolimi me të cilin e kishte rrethuar kështjellën e tij diktatori, prapë zërat që vinin nga intelektualët shqiptarë në SHBA ishin shumë mbresëlënës, shprersëdhënës, për qytetarët që vuanin burgun e madh të izolimit. Pas ardhjes së demokracisë këto lidhje u rivendosën menjëherë dhe personalitete të njohur të diasporës shqiptare në SHBA erdhën në Shqipëri, duke u bërë një mbështetje e fuqishme për reformat demokratike në vend. Dy muaj më parë dekorova “Zërin e Amerikës”, pikërisht për këtë kontribut në ditë të vështira, por pjesë e këtij nderimi e kontributi të vecantë janë edhe personalitetet e shquar të diasporës si Elez Biberaj, Nikolla Pano, Sami Repishti etj. Pas rënies së komunizmit diaspora shqiptare në SHBA, u rrit, u freskua me qindra dhe qindra intelektualë të rinj, profesorë, studentë e qytetarë të thjeshtë që erdhën për të jetuar në këtë vend të madh e bujar. Kjo rritje e diasporës i ka rritur edhe mundësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit. Bashkëpunimi duhet të jetë i shumëanshëm: ekomomik, kulturor, shkencor, politik. Për të forcuar lidhjet direkte midis diasporave shqiptare në botë dhe shtetit amë kam hedhur idenë e ngritjes së përfaqësimit shtetëror në nivelin e një ministrie. Ne jemi një vend me 3.5 milionë banorë, por ne kemi disa milion emigrantë të vjetër e të rinj në botë. Është detyra e përgjegjësia kushtetuese e shtetit të forcojë lidhjet me ta, të sigurojë integrimin e tyre në zhvillimet politike dhe ekonomike në vend dhe të mos shohë si burim financimi.
Një pyetje paska më të veçantë. Si do ta festoni ju si President 28 Nëntorin?
Ditën e Shpalljes së Pavarësisë do ta festoj si Presidenti i vendit, në përputhje me traditën dhe me detyrat e mia kushtetuese. Ky është një rast i mirë për t'u drejtuar një mesazh të gjithë shqiptarëve, tu apeloj atyre për më shumë përgjegjësi ndaj vendit të tyre, ndaj shtetit të tyre, ndaj kombit të tyre. Ne jemi një vend me resurse të kufizuara natyrore e njerëzore, ndaj ne duhet t’i përdorim ato me efektivitet dhe në maksimumin e tyre në dobi të zhvillimit e përparimit të vendit. Gjatë këtyre viteve të tranzicionit kemi humbur shumë kohë me debate politike, sjellje të papërgjeshme ndaj shtetit, harxhim energjish në boshllëk dhe shfrytëzim të posteve shtetërore për interesa personale e partiake. Kjo është një praktikë që duhet të marrë fund. Ne duhet të mendojmë për kombin dhe vendin përpara se të mendojmë për vete; duhet të mendojmë për brezat e ardhshëm përpara se të mendojmë për interesat e ditës. Shumë prej konflikteve dhe debateve politike e sociale në Shqipëri ndodhin ngaqë dialogu dhe bashkëpunimi midis institucioneve është ende i dobët, ato nuk janë kthyer ende në normë për politikën dhe qytetarët. Në jetën e përditshme fatkeqësisht shohim se ndonëse ka një fushatë kundër korrupsionit dhe krimit, ende rezultatet janë të pandjeshme për qytetarët; ndonëse ka shumë strategji zhvillimi ende ka nivel të lartë varfërie, diferencë zhvillimi midis zonave të ndryshme, abuzime flagrante me pushtetin, mungesë transparence para qytetarëve dhe çfarë është më e keqja, ka mungesë vullneti për bashkëpunim në zgjidhjen afatgjatë të këtyre problemeve.
Shqipëria dhe Kosova kanë sfida të mëdha përpara vitin që vjen. Në Shqipëri mbahen zgjedhjet e reja parlamentare, të cilat kanë një rëndësi historike për procesin e demokracisë ne vend, për progresin e institucioneve dhe të ekonomisë, për mbylljen me suskes të procesit të negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit. Nga këto zgjedhje varet procesi i integrimit të vendit në strukturat euroatlantike. Unë shpreh kënaqësinë që është bërë progres me reformën zgjedhore dhe shpresoj që zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me një ligj të mirë dhe vetë zgjedhjet do të jenë transparente, të ndershme dhe do të shprehin realisht vullnetin politik të qytetarëve të Shqipërisë. Partitë politike kanë dhënë garanci politike se do të punojnë për zgjedhje të lira dhe të pranushme nga palët, duke e vlerësuar cilësinë e zgjedhjeve më shumë se rezultatin që do të dalë prej tyre. Në demokraci nuk ka as humbës dhe as fitimtarë të përjeshtshëm. Dhe këtë duhet ta ketë të qartë klasa jonë politike, e cila ka krijuar probleme serioze sidomos gjatë proceseve zgjedhore. Nga ana tjetër, klasa politike kosovare, që përballoi me sukses sfidën e zgjedhjeve dhe është në procesin e ndërtimit të institucioneve demokratike shpresoj që të jetë e përgatitur dhe e gatshme për të filluar negociatat për përcaktimin e statusit përfundimtar. Klasa politike kosovare mbi çdo interes tjetër duhet të mendojë për të ardhmen e Kosovës, pasi përcaktimi i statusit final të saj, që është krijimi i shtetit të pavarur, duhet të jetë prioriteti i të gjithë politikanëve.
President, jemi futur në zonën e nxehtë të politikës. Ju jeni president i zgjedhur me konsensusin e forcave politike kryesore në vend. Ndërkaq opozita ju ka kritikuar ashpër aq sa në disa raste ka shprehur pendimin e saj që votoi për ju?
Po, e verteta është se unë jam jam propozuar me konsensusin e plotë të maxhorancës dhe të opozitës dhe jam zgjedhur President në rrugë kushtetuese me votim të fshehtë të parlamentit. Kur jam zgjedhur kam premtuar se do të jem president mbi partitë dhe ne momentim që unë jam zgjedhur president i vendit, jam bërë president i të gjithë qytetarëve shqiptarë. Një anësi politike, do të ishte jo vetëm e dëmshme, por edhe e pandershme. Këtu më duket se një pjesë e opozitës krijoi një keqkuptim; ajo më propozoi, por detyra e Presidentit është të qëndrojë mbi palët. Nga ky keqkuptim kanë ardhur disa qëndrime të pakuptueshme, që unë jam përpjekur t’i trajtoj me gjakftohtësi dhe në asnjë rast nuk jam shmangur nga detyrimet e mia kushtetuese për shkak të këtyre kritikave. Gjatë mandatit tim të deritanishëm kam zbatuar vetëm Kushtetuten e vendit dhe kam marrë ato vendime që rrjedhin prej detyrimeve të mia kushtetuese. Eshtë normale që partitë të përpiqen të përfitojnë sa më shumë nga institucioni i Presidentit, por duhet të jetë institucioni i Presidentit ai që garanton paanshmërinë, transparencën dhe mbi të gjitha respektimin e Kushtetutës. Nuk është përgjegjësi politike e Presidentit fakti që në disa raste partitë nuk u përmbahen marrëveshjeve që nënshkruajnë vetë. Të zgjidhesh me konsensus nuk do të thotë që për cdo vendim dhe veprim tëndin të bazohesh në dëshirat e partive. Kur kërkesat dhe dëshirat e partive nuk përputhen me kërkesat e ligjit dhe kushtetutës, nuk është presidenti që ka prishur frymën konsensuale, por janë politikanë e politika të caktuara që fatkeqësisht ende operojnë me mentalitetet e partisë - shtet. Në veprimtarinë time kushtetuese ka ndodhur shpesh që vendimet apo mendimet e mia të ndeshin në kritika të mazhorancës ose të opozitës. Më ka ndodhur të kthej ligje të mazhorancës apo të refuzoj kërkesa të parsyeshme të forcave të tjera politike, por në asnjë rast kjo nuk ka qenë një zgjedhje emociale e personale, por një bindje që bazohet në ligj dhe në kushtetutë. Kjo është demokracia. Si President kam nxitur frymën e bashkëpunimit dhe ligjit, kam luftuar e vazhdoj të luftoj për një moral të ri në politik, për forcimin e institucioneve kushtetuese dhe të unitetit kombëtar. Dera ime ka qenë e mbetet e hapur për këdo që do të bashkëpunojë me Presidentin, por që të bashkëpunohet duhet që të dy palët të zotërojnë kulturën e dialogut dhe respektit ndaj kushtetutës. Unë jam optimist për të ardhmen e shtetit shqiptar e të shqiptarëve. Shenjë inkurajuese është edhe fakti se me kontributin e të gjithë forcave politike, përfshirë edhe të opozitës, Shqipëria ka bërë hapa seriozë përpara. Eshtë bërë progres në forcimin e disa institucioneve kryesore demokratike, si sistemi gjyqësor, me reformën në Gjykatën Kushtetuese dhe krijimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda apo forcimi i KLSH-së, të cilat me institucione të tjera ndihmojnë në forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Z. President, cilat janë marrëdhënet e Shqipërisë me fqinjet e saj?
Mendoj se asnjëherë në histori nuk kanë qenë kaq të mira, kaq miqësore. Ne kemi marrëdhënie të shkelqyera me Italinë. Por gjithashtu ne kemi marrëdhënie shumë të mira e miqësore me fqinjët tanë, Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi si dhe vendet e tjera të rajonit. Mund t’ju them se në një simpozium ndërkombëtar që do të organizojmë në Tiranë me 9-10 dhjetor, për herë të parë do të marrin pjesë shumica e presidentëve të Ballkanit. Popujt e Ballkanit nuk kanë të ardhme tjetër veçse atë të bashkëpunimit, të fqinjësisë së mirë, të miqësisë, të tejkalimit të barrierave të krijuara nga momentet e vështirë historikë. Ne duam dhe punojmë për një Ballkan të hapur, të integruar, të stabilizuar, të europianizuar. Në asnjë rast politika dhe diplomacia jonë nuk ka devijuar nga këto parime të shenjta mbi të cilat është ndërtuar dhe po funksionon BE-ja. Sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë vështirësi, shumë sfida për t’u përballuar, shumë probleme ende të pazgjidhura. Nuk është e lehtë të largohen mentalitetet e vjetra të konfliktit, por kam bindje se rajoni ynë nuk ka kthim prapa dhe shqiptarët kanë një meritë të madhe në këtë arritje historike. Nga ana tjetër kushtetuta jonë më ngarkon me përgjegjësinë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo që ndodhen. Hapat tonë politikë e diplomatikë janë e do të jenë të tilla që bashkëkombasit tanë kudo që janë ta ndjejnë veten të barabartë.
President, si i vlerësoni marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe në veçanti cilat janë marrëdhëniet tuaja me presidentin Rugova?
Kosova është nën administrimin e UNMIK-ut, është e hapur me Shqipërinë dhe ka një bashkëopunim të shumëanshëm. Ne dëshirojmë që edhe Serbia të kuptojë dhe pranojë realitetin e ri politik dhe të ketë marrëdhënie. Ajo kaloi me sukses periudhën e provës elektorale dhe po ndërton për herë të dytë institucionet demokratike. Kjo është një meritë e veçantë e qytetarëve të Kosovës dhe një tregues se rruga e tyre drejt statusit përfundimtar dhe integrimit demokratik është e pakthyeshme. Ne presim që viti 2005 të përcaktojë statusin final të Kosovës, status që përputhet me dëshirën e vetë qytetarëve. Ky do të ishte një hap i madh për paqen në rajon si dhe është një leksion i mirë për atë kategori të politikës dhe të politikaënve, tashmë në minorancë, që jetojnë ende me mitet e vjetra ballkanike. Në kuadër dypalësh ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer dhe të gjithanshëm me Kosovën dhe institucionet e saj. Me Presidentin Rugova kam marrëdhënie jashtëzakonisht të mira, miqësore dhe mirëkuptim të plotë. Vitin e kaluar e vizitova Kosovën me ftesë të administratorit Holker dhe pashë ndryshime të mëdha. Kam patur rast të pres në Tiranë administratorin Petersen dhe presidentin Rugova dhe jam optimist për të ardhmen e Kosovës. Ne kemi një sërë projektesh dypalëshe që duhet të çohen më tej, ku vend të rëndësishëm zë ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës-Morinë, rrugë që do të lehtësojë levizjen e njerëzve mallrave.