E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celina, në City për të përparuar

Manchester City ka siguruar shërbimet e talentit kosovar, Bersant Celina, me të cilin ka nënshkruar kontratë trivjeçare. Prizrenasi është shumë i lumtur me kalimin, derisa është i vetëdijshëm se nuk do ta ketë lehtë depërtimin në ekipin e parë. Objektiv i 15-vjeçarit me klubin e ri është që zhvillohet edhe më shumë si lojtar.

Skuadra e Manchester Cityt, e cila ka filluar të ndërtojë një ekip të fortë duke transferuar lojtar të mëdhenj, në ndërkohë po mendon edhe për Akademinë e saj.

Skuadra e Premierligës, të premten ka transferuar në radhët e veta talentin kosovar, Bersant Celina i cili aktivizohet me skuadrën norvegjeze, Stromsgodset për grupmoshat e reja.

15-vjeçari ka nënshkruar kontratë trivjeçare me ‘Citizens’ derisa klubit të ri do t’i bashkohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Futbollisti i lindur në Prizren është shumë i lumtur që u transferua në Manchester City derisa është i vetëdijshëm se nuk e ka të lehtë të kalojë një ekipin e parë pasi ka konkurrencë të madhe.

“Jam shumë i lumtur që kamë nënshkruar me Manchester Cityn. Unë kamë arritur marrëveshje për tri vite dhe do të jem pjesë e Akademisë së Cityt”, ka thënë Celina për Express.

“Synimi im është që të zhvillohem si lojtar edhe më shumë. Është shumë vështirë të kaloj në ekipin e parë të Cityt, por nuk dihet se çfarë mund të ndodhë për 3-4 vjet”, ka theksuar anëtari i përfaqësueses U15 të Norvegjisë.

Më parë, 15-vjeçari ishte në një kamp trajnimi në Mançester, ku la një përshtypje të mirë, e cila në fund rezultoi me nënshkrimin e kontratës.

Përveç Cityt, interesim për t’i siguruar shërbimet e talentit kosovar ishin edhe gjiganti anglez, Liverpool, Blackburn dhe dy klubet gjermane, Hannover ’96 dhe Koln.

Te skuadra e Cityt që nga vitit 2007, luan edhe mbrojtësi i ri kosovar, Frederic Veseli. Kosovari me pasaportë zvicerane aktualisht luan me ekipin rezervë të ‘Citizens’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›