E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veç fitorja kënaq Trepçat

Xhiroja e njëmbëdhjetë e Superligës sjell edhe një ndeshje mjaft interesante. Në stadiumin ‘Adem Jashari’ do të përballen rivalët e qytetit, Trepça dhe Trepça ’89.

Ish-kampioni i Kosovës do të përpiqet që ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit dhe të shënojë fitore të re, e cila do t’ia mundësonte skuadrës së Fidaim Haxhiut ta lërë prapa vetes rivalin.

“Jemi dy skuadra me kualitete të njëjta, është takim i vështirë, ku nuk ke shumë raste dhe cili ekip do të jetë më i koncentruar, do të fitojë”, ka thënë kapiteni i Trepçës, Elvis Osmani.

Fitore në këtë sfidë do të kërkojnë edhe Trepça ’89, e cila sivjet ia ka mësyrë titullit të kampionit, edhe pse aktualisht zë vendin e katërt të tabelës me 16 pikë të tubuara, dy më shumë sesa rivali lokal.

“Ky është derbi lokal, dhe në ndeshje të tilla nuk ka opsione të tjera përveç fitores. Pra, fitorja do të jetë objektivi ynë, të cilin besoj se do ta arrijmë, pasi ekipi është i motivuar para kësaj sfide. Nuk do ta kemi të lehtë, sepse edhe Trepça ka ekip cilësor, dhe sigurisht se ka objektiv të njëjtë. Mendoj se detajet e vogla do ta përcaktojnë fituesin”, ka thënë Sejdiu për Express.

Po të dielën do të zhvillohen edhe dy takimet e tjera të kësaj jave. Kampioni aktual i Kosovës, Hysi, me trajnerin e ri, Jusuf Tortoshi, do të jetë mysafir i Gjilanit, derisa në Pejë, Besa do t’i matë forcat me Lepencin.

Superliga - xhiroja e 11-të

E diel

Gjilani – Hysi

Besa – Lepenci

Trepça - Trepça ’89

Të tria ndeshjet fillojnë në ora 14:00

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›