E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raporti kërkon dënimin e informalitetit

01/03/2005  Lufta kundër pastrimit të parave të pista, si dhe niveli i hetimit për krimet në ekonomi dhe korrupsion, kanë qenë pikat, ku puna e prokurorisë vazhdon të ketë probleme. Në raportin e Prokororisë së Përgjithshme thuhet se nga prokurorët nuk njihen mirë aspektet teknike të krimeve dhe mungon përvoja për gjetjen dhe vlerësimin e dokumentacionit financiar të lidhur me veprat penale. Për sa i përket luftës kundër pastrimit të parave të pista, numri i procedimeve penale është tejet i kufizuar. Sipas Sollakut, në këtë rast shkak për uljen e forcës goditëse ndaj këtij fenomeni është vetë ligji, i cili i ka dhënë përparësi ndëshkimit administrativ përpara atij penal. "Ndëshkimin penal e ka lidhur me faktin nëse paratë që pastrohen vijnë nga aktivitete të paligjshme, pra duhet të provosh një herë akuzën penale të prejardhjes së parave, pastaj të ngresh veprën penale. Ndërkohë të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rolin negativ që luan ekonomia informale në zhvillimin e vendit", thuhet në raportin e Porkurorisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›