E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularët në dhjetor, hapet tenderi

 

Tregut të telefonisë celulare në vend së shpejti pritet t'i shtohet edhe një operator i ri. Burime nga Ministria e Telekomunikacionit shprehen se brenda pak ditësh do të shpallet oferta për tenderin në një nga gazetat më të mëdha në tregun e huaj, dhe pas kësaj do të zhvillohet edhe tenderi për dhënien e licencës së katërt në fushën e telefonisë celulare. Sipas burimeve nga kjo ministri, në fazën e parë që është ajo e parakualifikimit ka pasur kërkesa të konsiderueshme nga kompani të ndryshme. Aktualisht në tregun vendas të telefonisë celulare operojnë tre kompani. Në mars të këtij viti hyri në treg kompania më e re Eagle Mobile. Ndërkohë që me hyrjen e një operatori të ri pritet të shtohen edhe më shumë shërbimet në favor të konsumatorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›