Celularët, pasuria e fëmijëve
Sipas një studimi, tetë në dhjetë fëmijë janë të tërhequr nga telefoni i tyre celular, duke e vlerësuar atë si pronën e tyre më të rëndësishme. Një në tre fëmijë ka pranuar se do të ndjehej “I vetmuar” dhe nuk do ta zinte gjumi pa telefonin e tij pranë. Sipas studimit të publikuar në “The sun”, fëmijët kalojnë mesatarisht gjashtë orë në ditë me telefonat e tyre celular duke folur, duke dërguar mesazhe dhe duke dëgjuar muzikë apo luajtur lojëra me të. Mesatarisht ata bëjnë tetë telefonata dhe dërgojnë 19 mesazhe në ditë. Madje harxhojnë katër orë në javë duke u sjellë vërdallë me celular. Një e katërta janë kapur duke përdorur celularët në orën e mësimit dhe një në dhjetë fëmijë kanë lënduar veten me celular. Mjekët kanë komentuar lodhjen e këputjen e vazhdueshme të fëmijëve dhe dhimbjen e gishtit të madh si një nga “sëmundjet” më të zakonshme prej celularit të zbuluar në shumë fëmijë.