Një sicilian me koleksion Barbi
Një portier në Britani në moshën 32-vjeçare ka rrëfyer se ka një koleksion të stërmadh me kukulla Barbi. 3 200 kukullat e tij Barbi tashmë janë një pasuri që vlen 100 000 stërlina. Djali quhet Giovanni Madonia dhe e ka mbushur pjesën më të madhe të apartamentit të tij të vogël me një dhomë gjumi me 1 000 kukulla Barbi, ndërsa pjesa tjetër e tyre ndodhet në shtëpinë e tij në Sicili, Itali. Ky është koleksioni më i madh i kukullave Barbi në botë dhe përfshin një model Barbi Versace dhe një Barbi në porcelan. Giovanni, i cili jeton në Docklands, Londra Lindore, ka nisur koleksionimin e kukullave në moshën 12-vjeçare. Nëna e tij është përpjekur gjithmonë t’ia ndalojë këtë dëshirë për të blerë, ndryshe nga djemtë e tjerë, për më tepër në Sicili, vetëm kukulla Barbi në dyqanet e lojërave. Tani ai punon në “Royal Automobile Club” në Londër dhe komentoi se “Të gjithë njerëzit në qytetin tim të lindjes kanë qeshur me mua, por unë nuk kam dashur t’ia di”, citon ai për “The sun”