E Shtunë, 31 Tetor 2026

Michelle Obama sjell kopshtin e perimeve në Shtëpinë e Bardhë

 

Zonja e parë amerikane, Michelle Obama e bëri Shtëpinë e Bardhë me një kopësht të ri, por jo me lule, me perime. Kopshti është i vendosur pranë shatërvanit dhe do të furnizojë kuzhinën e Shtëpisë së Bardhë. Zonja e parë e realizoi këtë projekt me nxënës nga shkolla fillore “Bancroft” në Rajonin e Kolumbisë. Fëmijët do të jenë të përfshirë në projketin e ri me mbjelljen e farave, kujdesin për bimën e re dhe do të kthehen edhe më vonë për të marrë frytet e tyre. Një kopësht i tillë në Shtëpinë e Bardhë ka qenë një ëndërr për shefen e njohur kalifornian, Alice Uaters, lidere në lëvizjen për inkurajimin e konsumimit të ushqimit organik. “Kjo na tregon se vendi ynë kujdeset për shëndetin e mirë dhe ka dashuri për tokën”, tha ajo. “Ky kopësht është një ‘fitore’, sepse jep mesazh për të gjithë që të rrisin kopshtin e tyre dhe të kenë ushqimorganik”, shtoi zonja e parë. Kopshti është i pari në Shtëpinë e Bardhë për dekada të tëra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›