E Shtunë, 31 Tetor 2026

Celularët shkaktojnë kancer në tru. Shefja e neurologjisë, Jera Kruja: Fol pak, fol në distancë

Tiranë Shqiptarët janë populli që përdorin më shumë celularët në rajon. Thuajse çdo shqiptar është përdorues i një numri telefoni, ndërkohë që shumë disponojnë edhe dy apo tre numra. Por përtej këtij luksi teknologjik, mund të fshihet një rrisk i madh. Sipas një studimi të fundit, aparatet celularë janë potencialisht kancerogjenë, duke shtuar riskun për krijimin e mundshëm të tumorit në tru. Konkluzionin e ka nxjerrë një grup prej 34 ekspertësh të Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin mbi Kancerin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.                                                                                                                                                                             Duke iu referuar studimit të OBSH, jo më larg se në gusht të 2011-ës, pikërisht mbi pasojat e fushave të radiofrekuencës në trurin e njeriut, ne shkuam në Qëndron Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe zhvilluam një intervistë me shefen e shërbimit universitar të neurologjisë, zonjën Jera Kruja.

-Është ngritur në mënyrë të vazhdueshme problemi  i rrezeve dëmtuese për shëndetin që lëshojnë celularët.  Sa real është rreziku?

- Duke marrë parasysh që numri i përdoruesve të celularit sa vjen e rritet, nënkupton që edhe kompanitë celulare shtohen dhe  rrjedhimisht rrezet e përhapura janë akoma dhe me të mëdha. Kjo ka bërë që studimet mbi këtë problematikë të jenë të shumta, çka do të thotë se ekziston një rrezik real i cili studiohet edhe sot për të zbuluar shkallën e ndikimit që ai ka mbi njerëzit.

-Si e klasifikon studimi i OBSH rrezikun e efekteve të përdorimit të celularit?

- Agjensia Ndërkombëtare për Kërkimin në Kancer (IACR), një përbërëse e rëndësishme e OBSH-së, kohët e fundit ka klasifikuar fushat e radiofrekuencës me mundësi kancerogjene tek njerëzit, bazuar  në të dhënat e kufizuara nga studimet tek njerëzit, evidencat nga studimet e energjisë radiofrekuencë dhe kancerit tek brejtësit dhe nga të dhëna nga studimet për genotoksitetin, efektet ne funksionimin e sistemeve imune, ekspersionin gjenik dhe të proteinave, stresin oksididativ (stres organik) dhe opoptoz. Të përdorësh një telefon celular për më shumë se dhjetë vjet rrit në mënyrë të ndjeshme rrezikun për t’u prekur nga tumori në kokë.

-Cila është grupmosha më e prekur ndaj këtyre rrezatimeve?

-Sigurisht që moshat më të vogla dhe më të vjetrit janë më të prekurit, pikërisht për vetë vetitë fiziologjike të trurit të tyre. Por të gjithë njerëzit, pa përjashtim, mbeten të ndikuar.

-Cili është opinion juaj mbi këtë përfundim që ka realizuar studimi?

-OBSH i ka klasifikuar fushat e radiofrekuencës si të mundshme kancerogjene dhe kjo është shumë domethënëse, pasi ajo nuk e ka përjashtuar lidhjen e rrezeve radioaktive me trurin e njeriut, nuk e ka hequr nga lista e atyre që mund të shkaktojnë kancer. Edhe pse nuk ka studime përfundimtare, e marrim si një sëmundje të mundshme, si një faktor plus që predispozon më tepër veten për të përhapur kancerin.

-Flasim për sëmundje të mundshme. Nuk ështe gjetur një lidhje e drejtëpërdrejtë mes tumorit celebral dhe rrezeve të antenave, apo valëve të celularit?

-Flitet se ka vetëm një numër të vogël të lidhjes së tumoreve dhe celularit, sigurisht sipas studimeve, të cilat nuk deklarohen asnjëherë si përfundimtare, ndoshta ndodh kjo në raport me interesin e kompanive të mëdha celulare. E megjithatë, është dhe një studim i madh prospektiv rreth efekteve të përdorimit të celularit në periudha afat-gjata shëndetësore, i quajtur COSMOS, që ka marrë në studim 250 mijë përdorues celular mbi moshën 18-vjeç dhe do ti ndjek për 10 30 vite, i cili mundet të flas për një përfundim të madh. Por gjithsesi, njerëzit, sado të jenë përmasat e riskut, duhet të ruhen.

-Cilat janë masat që mund të parandalojnë riskun?

-Dy agjensi amerikane kanë dhënë këshilla për të reduktuar ekspozimin ndaj rrezeve radioactive. Të paktën të bëhen biseda të shkurtra. Të përdoren aparatura që kanë kufje apo altoparlant, të cilat vendosin largësi ndërmjet aparatit dhe trurit, pasi rrezet përqëndrohen në indet që janë më afër tyre.

Pra, shkurt do të thoja : Fol pak, fol në distancë

qsut cell phone brain 6707518-M

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›